Rama, i pari që demonizoi mjekët

E Enjte, 28 Mars 2019 13:43

Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama ka dalë hapur në krah të mjekëve, pas dhunës që u ushtrua ndaj disa prej tyre. Rama ka dalë në mbrojtje, duke lajmëruar ndryshime të forta në Kodin Penal, për të ndëshkuar me burg, këdo që ngre dorë ndaj bluzave të bardha. Por kryeministri harron se dhuna nuk është vetëm fizike, ajo është edhe verbale, edhe mediatike, kur në fillim të mandatit të parë të tij, ishte ai që demoinizoi mjekët, duke i futur ata në lista të zeza e duke terorrizuar dhjetëra të tjerë. Dhe pasojat u panë shumë shpejt. Me qindra mjekë të kualifikuar lanë vendin drejt Gjermanisë e me dhjetra e qindra të tjerë po përgatiten të ikin përsëri.

Rama interesohet për ligje, që nuk zbatohen kurrë ose që zbatohen pjesërisht e në ndonjë rast në edhe në disfavor të mjekëve, por nuk interesohet për ksuhtyet e tyre, pagesat, nuk interesohet për spitalet, por vetëm për tenderat e koncesionet.  Kryeministri kërkoi vullnet për të koordinuar nisma ligjore edhe me vetë komunitetin e mjekëve, por nuk ka aspak vullnet e dëshirë të përmirësojë gjendjen katastrofike të mjekësisë shqiptare.

Login to post comments