Akuzave të mazhorancës dhe mediave pranë saj se, opozita influencohet nga qarqe ruse, si politikisht ashtu edhe financiarisht, i është përgjigjur edhe ish ministri i drejtësisë, Ylli Manjani.
Përmes një postimi në Facebook, Manjani shkruan se, nëse demokracia dhe liritë themelore të bëjnë rus, atëherë edhe ai është rus,
Reagimi i plotë:
Në qoftë se të kërkosh DEMOKRACI, LIRITË e TË DREJTAT THEMELORE të bëjnë Rus, atëhere unë jam Rus.
As më plas fare!
Më mirë me Demokraci sesa Narko-Klepto-Stabilo-Kakokraci...
Mesa di këto të fundit vijnë nga Rusia, por s'ka problem. Si të dojë le tja verë emrin Kryeministri, zgjedhjen e kam të bërë tashmë!