VIDEO/ Sandër Lleshaj shikoje këmbën e Gjergj Çunit, invalidit që dhunove sot në protestë

E Enjte, 28 Mars 2019 19:23

Siç e kemi raportuar edhe më herët, Policia nuk kurseu dhunën gjatë protestës së sotme as ndaj personave invalidë. Rasti i qytetarit Gjergj Çuni po bën xhiron e rrjeteve sociale dhe portaleve, ndërsa së fundmi është postuar edhe një video ku tregohet se në çfarë gjendje shëndetësore ëhtë ai.

Sipas asaj që shkruan kreu i FRPD në Shkodër, Arvit Bushati, arsyeja pse ai ka dalë në protestë është heqja padrejtësisht e kempit dhe mosdhënia e statusit të invalidit.

“Si një kryefamiljar që barrën e ka edhe më të rënde pasi nuk mund të mbajë familjen dhe as veten e tij, ai zgjedh të protestoj kundër padrejtësisë që i është bërë dhe shpërfilljes së shtetit të tij, institucioneve që duhet të tregojnë kujdes të veçantë për të, por fatkeqësisht i ndodh e kundërta. Kjo e enjte ishte shumë më e rëndë për Gjergjin, që ndërsa paqësisht protestonte me flamurin shqiptar dhe atë europian në duar, si dhe patericen që i mundeson ecjen në dorën tjeter, forcave të policise ju zuri sytë dhe e tërhoqën zvarrë”, shkruan ndër të tjera Bushati.

Ai i bën thirrjes qeverisë dhe ministrisë së shëndetësisë që ti rikthejnë kempin dhe të ndëshkojnë policin që e dhunoi.

Reagimi i plotë i kreut të FRPD Shkodër, Arvit Bushati:

Si shume qytetare te lire te ketij vendi edhe Gjergj Çuni ju bashkua protestes se kesaj te enjte perpara kuvendit te Shqiperise. Megjithese ne kushte te veshtira shendetesore me status invalidi, por edhe veshtiresi ne aspektin ekonomik, ai nuk ka munguar thuajse ne asnje proteste. Arsyet i ka te qarta, pasi padrejtesisht i eshte hequr kempi qe shteti duhet ti jape per statusin e invalidit, por çuditerisht mjeket ne Tirane e kane nxjerre te afte per pune.

E gjitha kjo pasi u pa qe ne ditet e para te protestes se opozites ne Shkoder e me pas ne Tirane. Si nje kryefamiljar qe barren e ka edhe me te rende pasi nuk mund te mbaje familjen dhe as veten e tij, ai zgjedh te protestoj kunder padrejtesise qe i eshte bere dhe shperfilljes se shtetit te tij, institucioneve qe duhet te tregojne kujdes te veçante per te, por fatkeqesisht i ndodh e kunderta. Kjo e enjte ishte shume me e rende per Gjergjin, qe ndersa paqesisht protestonte me flamurin shqiptar dhe ate europian ne duar, si dhe patericen qe i mundeson ecjen ne doren tjeter, forcave te policise ju zuri syte dhe e terhoqen zvarre.

Askush nuk di perse ky veprim ekstrem ndaj nje invalidi, apo se çfare frike i ngjallte policise, eproreve te tyre dhe ministrit Sander Lleshaj e kryeministri Rama. Ne fakt nuk eshte asgje me shume se frika e fundit te tyre qe nuk hezitojne ta shfaqin edhe ndaj me te dobetit dhe te pambrojturit.

Gjergji ishte aty per vete, familjen e tij dhe shume invalid qe padrejtesisht kane te njejtin fat me te por nuk mund te jene krah tij. Perballja qe shteti i Edi Rames kerkoi te beje sot me te eshte asgje me shume se grahma e fundit e nje pushteti qe i ka oret e numeruara.

I bej thirrje ministrise se shendetesise dhe vete kryeministrit te reagojne perballe nje padrejtesie te dyfishte qe behet sot ndaj Gjergj Çunit, duke i rikthyer se pari kempin e mohuar dhe se dyti duke ndeshkuar ato efektiv qe guxuan te ngrene dore mbi te.

Modifikuar më E Enjte, 28 Mars 2019 19:39

Video

Login to post comments