Dita Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin/ Meta: Integrimi i personave me aftësi ndryshe, tregues për shoqërinë

Tuesday, 02 Prill 2019 12:45

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin, nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta u përurua në mjediset e Institucionit ekspozita me 20 piktura të autorit 21-vjeçar, studentit me aftësi ndryshe, Drini Sallaku.

Me këtë rast, Presidenti Meta priti dhe zhvilloi një takim të ngrohtë e miqësor me një grup nxënësish të Liceut Artistik “Jordan Misja”, shokë e shoqe dhe mësues të piktorit të ri Sallaku, biseda me të cilët u përqëndrua në nevojën e përfshirjes në jetën sociale të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi ndryshe në shkollë dhe jashtë saj.

Duke theksuar se Institucioni i Kreut të Shtetit shqiptar sonte do të ndriçohet me drita blu në shenjë solidarizimi dhe ndërgjegjësimi në kuadër të nismës globale “Ndriço Blu”, Presidenti Meta vlerësoi punimet artistike dhe stilin e veçantë të piktorit të ri autik, Drini Sallaku, i cili ka hapur rreth 10 ekspozita dhe ndihet i mirëintegruar në shkollën dhe në klasën e tij. 

“Është shumë e rëndësishme ajo që keni bërë ju: përfshirja e plotë në të gjitha veprimtaritë tuaja e Drinit, ashtu edhe për të gjithë të fëmijët dhe të rinjtë me aftësi ndryshe, sepse vetëm përfshirja e gjithanshme si në veprimtari brenda shkollës dhe jashtë saj, do t’i ndihmojë ata të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Falënderim të veçantë për nënën e Drinit, Edlirën dhe për të gjitha nënat e mrekullueshme që kujdesen me shumë dashuri për rritjen dhe edukimin e fëmijëve me aftësi ndryshe. ” – nënvizoi Presidenti i Republikës në bashkëbisedim me nxënësit e Liceut Artistik.

Duke shtuar se është i bindur që të rinjtë, mund të bëjnë diferencën e madhe në shoqërinë tonë, duke pranuar dhe trajtuar si të barabartë, të gjitha të rinjtë me aftësi ndryshe, ashtu sikurse Liceu Artistik ka hapur dyert edhe për këta të rinj me aftësi ndryshe, që kanë prirje artistike, Presidenti Meta u shpreh: “Inkurajoj të gjitha shkollat tona t’i hapin dyert e tyre për fëmijët autik dhe për të gjithë fëmijët me aftësi ndryshe. Me mbështetjen e mësuesve dhe të shokëve të klasës, fëmijët autikë dhe të gjithë fëmijët me aftësi ndryshe, do të edukohen në mes të komunitetit të tyre.

Njëkohësisht, kjo përfshirje do të sillte edhe një njohje më të madhe të atyre që janë të ndryshëm nga ne dhe respektin ndaj tyre e të drejtave të tyre. Suksesi i shoqërisë sonë matet edhe me sa të mirëintegruar janë të gjithë personat me aftësi ndryshe në të.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...