Më shumë se 1/3 e shqiptarëve në varfëri të plotë, jetojnë me më pak se 5 USD në ditë

E mërkurë, 03 Prill 2019 14:17

Më shumë se një e treta e shqiptarëve jetojnë në varfëri. Banka Botërore vlerëson se shkalla e varfërisë në Shqipëri për vitin e kaluar ishte 35.2%, duke iu referuar shqiptarëve që jetojnë me më pak se pesë dollarë në ditë. Në raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor të publikuar ditën e martë, raportohet se treguesi i varfërisë paraqitet në rënie gjatë viteve të fundit. Që nga viti 2015, shkalla e varfërisë në Shqipëri ka rënë me mbi tre pikë përqindje. Edhe për dy vitet në vazhdim projeksionet janë pozitive. Sipas Bankës Botërore, në vitin 2020, shkalla e varfërisë në vitin 2020 do të bjerë në rreth 33.5%, referohet Scan.

Në fakt, statistikat zyrtare të varfërisë në Shqipëri nuk janë freskuar prej vitesh. Anketa e fundit e Instat për matjen e nivelit të jetesës i takon vitit 2012. Publikimi më i afërt pritet me të dhëna të reja pritet të bëhet në nëntor të këtij viti. Shifrat e Bankës Botërore mbështeten në vlerësime dhe projeksione të vetë institucionit.

Ulja e nivelit të varfërisë besohet të ketë ardhur nga zhvillimet pozitive në prodhim dhe në tregun e punës gjatë viteve të fundit. Shkalla e papunësisë vitin e kaluar zbriti në 12.3% dhe në harkun e pesë viteve ka rënë me mbi 5 pikë përqindje. Mbështetur në të dhënat e rritjes ekonomike, mund të përllogaritet se vitin e kaluar prodhimi i brendshëm për frymë arriti në afërsisht 560 mijë lekë në vit ose rreth 5 mijë dollarë amerikanë. Prodhimi për frymë vlerësohet se është rritur me rreth 16% në pesë vitet e fundit. Megjithatë, rritja e pagave në ekonomi është ndjeshëm më e ulët. Sipas Instat, paga mesatare në ekonomi në fund të vitit të kaluar arriti në 52 mijë lekë, me një rritje prej 8% në harkun e pesë viteve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...