Bushati: Edi Rama dhe Rilindja kanë kapur sistemin

E Enjte, 04 Prill 2019 21:25

Analisti Andi Bushati i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” u shpreh se Edi Rama dhe Rilindja kanë kapur sistemin në të gjitha hallkat e tij.

Bushati nënvizoi se edhe ata që ishin optimistë për reformën në drejtësi, tashmë kanë nisur të zbehin optimizmin, pasi kanë parë se Rama dhe Rilindja kanë kapur gjithçka.

“U trumpentua me të madhe reforma në drejtësi dhe shumë shqiptarë ishin optimistë për të. Mirëpo, ky optimizëm ka nisur te bjerë çdo ditë, për shkak se shqiptarët kanë kuptuar se sistemi është kapur nga Edi Rama dhe Rilindja. Pra, kemi një një njeri në pushtet, që udhëheq me dorë të fortë. Jemi mësuar në Shqipëri që një njeri kap të gjitha pushtetet dhe këtë gjë ka bërë edhe Rama. Kjo gjë duhet të mbarojë njëherë e mirë”, tha Bushati.

 

Andi Bushati tha se protesta e opozitës duhet të bëhet për të ndryshuar regjimin në fuqi. Ai nënvizoi se protesta e opozitës nuk do të kishte kuptim pa ndryshime thelbësore dhe nuk mund të konceptohet se protestuesit dalin në sheshe vetëm që të ikë Edi Rama dhe të vijë Lulzim Basha në pushtet.

 

“Protesta e opozitës duhet të bëhet për të ndryshuar regjimin në fuqi. Nuk ka asnjë kuptim që të dalin në shesh njerëzit dhe të kërkojnë ikjen e Ramës dhe ardhjen e Bashës. Protestuesit duhet të kërkojnë ndryshojnë të të gjithë sistemit, të trondisin sistemin aktual”, tha Bushati.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...