Deklarata 'bombë'; 'Mbyllet në hotel për orë të tëra me Olta Xhaçkan, kush e bën ligjin në Dibër'

Premte, 05 Prill 2019 19:31

Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Xhemal Gjunkshi, duke folur për situatën politike në vend por edhe situatën në Dibër, e konsideruar si një nga zonat ku janë blerë më së shumti votat, tha se EdI Rama nuk pyetet më në këtë qark se edhe situatën në dorë e ka marrë krimi.

Gjunkshi bëri deklarata të forta nga studio e Faxneës, duke thënë se ligjin në Dibër e bën Ymer Lala dhe ministrja Xhaçka që sipas tij rri me orë të tëra me të në hotek, duke i detyruar drejtorët ti ngjisë një e nga një te ai.

“Është një person që bën ligjin në Dibër, quhet Ymer Lala dhe drejton gjithçka, është një ministre e Mbrojtjes Olta Xhaçka që rri me orë të tëra me të në hotel dhe i ngjesin drejtorët një nga një lart. Nuk ka Parti Socialiste, më vjen keq. Edhe socialistët e ndershëm të Dibrës e dinë shumë mirë. Për çfarë mund të shkojmë ne në zgjedhje. Këtij kryeministri i duhet thënë stop, sepse është në gjendje të bëjë çdo lloj pazari në interes të ruajtjes së pushtetit.

Janë bërë ndryshime në Polici, pse nuk u ndryshuan në këtë qytet. Janë prej 5 vitesh të njëjtën që e mbollën drogën, e shitën atë dhe bëjnë ligjin. Sot në Dibër nuk drejton Edi Rama, atje ligjin e bën Ymer Lala, kontrollon policinë, gjykatën prokurorinë, askush nuk e pyet Ramën në Dibër”. Thotë Gjunkshi.

Për ish-deputetin e Partisë Demokratike, protesta e Opozitës do të vazhdojë deri në gjunjëzimin e plotë të kësaj qeverie.

“Pas gjithë këtyre shqetësime që ngritëm dhe ku askush nuk na dëgjonte u detyruam që ti digjnim mandatet. Ishte një formë reagimi ndaj arrogancës së qeverisë ndaj kërkesave dhe projektligjeve që ne propozuam duke mos i përfillur. E kam thënë kudo dhe me këdo që policia e Shtetit është kapur nga krimi, se ky vend është mbjellur me drogë, e ka pranuar edhe vetë ish-ministri Xhafaj, por askush nuk ndërmerrte asnjë hap për ta ndryshuar situatën. Ne do ti vijojmë protestat deri në rrëzimin e Edi Ramës, sepse vetëm përmes tyre mund ta gjunjëzojmë këtë qeveri arrogante”. tha Gjunkshi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...