Palmer takohet me gazetarët. Rama u thotë "kazan:, zyrtari i lartë i DASH-gazetarëve: Bëhuni agresivë, jeni vitalë

Tuesday, 09 Prill 2019 13:56

Matthew Palmer, Zv.Ndihmës Sekretari amerikan i Zyrës për Çështjet Europiane, ka zhvilluar sot një takim me gazetarët në ambasadën e SHBA në Tiranë, në të cilin ka dhënë qëndrimin e tij për krizën politike në Shqipëri, qëndrimin e mazhorancës dhe opozitës, zgjedhjet, debatin për kufijtë Kosovë-Serbi e më gjërë.Palmer ndër të tjera tha:

"Nuk jam këtu për të negociuar dhe zgjidhur krizën politike. Të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhjet e qershorit.

Nuk është zgjidhje, djegia e mandateve nga opozita. Fatkeqësi nëse opozita nuk do të futet në zgjedhje. Opozita të ketë platformë politike atraktive. Opozita të ketë kandidat të fortë që të fitojë zgjedhjet. Opozita të ndajë vizionin e saj me mbështetësit. 

Së shpejti do të kemi një emër për ambasadorin e ri të SHBA në Tiranë.

Influenca ruse në rajon, SHBA kërkon transparencë. Ne duam që rajoni të ketë të ardhme. Shqipëria është target i vështirë për Rusinë. Ne e mbështesim marrëveshjen Kosovë-Serbi. Çështja e kufirit nuk është në qëndër të marrëveshjes.

Qeveria është legjitime. Ne po bashkëpunojmë. Kjo qeveri do ta çojë vendin përpara drejt Evropës. Shqipëria të luftojë për të luftuar krimin e organizuar. Duhet të vijojë reformën në drejtësi."

Pas deklarata në lodhje me krizën politike (edhe pse ai deklaroi se nuk erdhi në Tiranë për të luajtur rolin e negociatorit), Palmer u ka drejtuar një mesazh edhe gazetarëve.

Sterilizimi i instrumentave mjekësore, Spahia: Korrupsion makut me shëndetin e qytetarëve
‘Bëhuni agresivë dhe të jeni vitalë për funksionimin e demokracisë’, është shprehur zv/ndihmës Sekretar i Shtetit amerikan në takimin me përfaqësuesit e medias.

 Gazetarët shpesh sulmohen nga Edi Rama, duke i cilësuar ata si ‘kazanë’.

Rama sulmon sidomos gazetarët opozitarë, ata që kanë denoncuar qeverinë e tij për të gjitha shkeljet e bëra.

Modifikuar më Tuesday, 09 Prill 2019 15:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...