Lleshajt i sulmojnë aeroportin, ai hedh gaz mbi fëmijët dhe gratë e "Bregut të Lumit"

Tuesday, 09 Prill 2019 17:16

Sandër Lleshaj e nisi ditën duke helmuar me gaz familjarë të “Bregut të Lumit”. Pamjet e gazit dhe të vajzave që tërhiqeshin zvarrë nga policë të LLeshajt për tu futur në makina bënë xhiron e ditës .
Zona e Bregut të Lumit përgjatë gjithë ditës ka qenë e rrethuar me forca të shumta policie dhe FNSH me skafandra e armë të rënda. Ata ishin aty për ti mundësuar fadromave të Erjon Veliajt për të shembur shtëpitë e famijeve fatkeqe që do të dalin në rrugë të madhe. Si duket zhvendosjen e vëmendjes së policisë te këta familjarë dhe përdorimi si një polici private për Lali Erin i la rrugë të hapur disa grabitësve që në orën 15 00 hynë brenda Aeroportit të Rinasit dhe duke u vendosur kallashnikovët në kokë punonjësve arritën të marrin 10 milionë euro.
Pra Sandër Lleshajt i është grabitur sot një institucion i rëndësisë së veçantë si aeroporti i Rinasit ndërsa policia tërhiqte zvarrë këtë vajzë 16 vjeçare që kundërshtonte shembjen e shtëpisë.


Sot Sandër Lleshaj ka në pranga një 16 vjeçare, ka shtruar në spital me dhjetëra banorë mes tyre gra e fëmijë të helmuar nga gazi i hedur në zonën e “Bregut të Lumit”. Ai u tregua i fortë me të dobëtit ndërsa në gjysmën e dytë të ditës fytyra e Sandër Lleshajt u duk e dobët përballë të fortëve që grabitën rreth 10 milionë euro.

Modifikuar më Tuesday, 09 Prill 2019 17:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...