Nishani i përvishet Ramës, ja pse janë të vërteta akuzat që Biberaj të bëri si i korruptuar

Tuesday, 09 Prill 2019 19:59

Ish-Presidenti Bujar Nishani e ka cilësuar si të turpshëm përgjigjen që Kryeministri Rama i ka kthyer Elez Biberaj, drejtor i 'Zërit të Amerikës' për Euro-Azinë, Elez Biberaj, i cili e cilësoi Ramën si “një autokrat të korruptuar”

Nishani e ka cilësuar përgjigjen e Ramës ndaj Biberaj si; ‘Një artikulim të sforcuar që dëshmon modelin tashmë të degraduar të autoritarizmit folklorik të trashëgimisë kutërbuese të kukúdhëve bllokmenë, të rritur, ushqyer e indoktrinuar me urrejtjen ndaj “imperializmit”.

Më poshtë Presidenti Nishani në postimin e tij rëndit edhe të vërtetat e akuzës që Biberaj i bën Ramës duke e quajtur të korruptuar

‘Sulmi i kryeministrit aktual ndaj personalitetit të Dr. Elez Biberaj është më shumë se sa i turpshëm.

Kjo sëpari sepse “turpi është ngrënë me bukë e pirë me verë të shtrenjtë” prej shumë kohësh.

Por ai artikulim i sforcuar dëshmon modelin tashmë të degraduar të autoritarizmit folklorik të trashëgimisë kutërbuese të kukúdhëve bllokmenë, të rritur, ushqyer e indoktrinuar me urrejtjen ndaj “imperializmit”.

Këta kukúdhë të kompleksuar nga makabriteti i modelit 50-vjeçar, përpiqeshin të ishin më të zhurmëshmit dhe ekstravagantët përgjatë kundërevolucionit duke tentuar madje kompleksimin e viktimave të revolucionit.

Sulmi qeveritar ndaj personifikimit të vokacionit perëndimor rreket të shpërvidhet mes perdes tymuese që nuk bën më “derman”.

“... një gjuhë për të ardhur keq, me shumë etiketime fyese, të pavërteta të vrazhda...” etiketohet Dr. Biberaj prej kryeministrit aktual !!!.

Pikërisht ai që fyen dhe etiketon pa kufi Presidentin e vendit, ai që shantazhon, shan, stigmatizon, me çfar ti zërë gjuha opozitën e vendit, ai që gjykon, deformon, përçmon djemtë e vajzat gazetarë, ai që përdhos, qesharakizon, poshtëron qytetarët e pafuqishëm që i mbledh me hall në mexhlisin e artikulimeve të pakontrolluara deri për “gratë e burrave” e për “burrat e grave” të të mjerëve që nuk mbjellin dot më as tokën e tyre.

Ky pra i “tërheq veshin”, Dr. Elez Biberajt përmbi etikën dhe vrazhdësinë !!!!

“...i korruptuar është akuzë e rëndë....a keni prova për këto akuza”, vijon sulmin verbal kreu i qeverisë ndaj Dr. Biberajt !!!

Provat në këto vite qeverisje janë ulëritëse ;

KLSH denoncon sëfundëmi se vetëm gjatë vitit 2018 është konstatuar një dëm ekonomik në shumën 213.9 miliard lekë.

Po ti shtosh këtij raporti edhe ato të 5-6 viteve paraardhëse bëhet një shifër e tmerrshme abuzimesh e dëmesh korruptive.

Gjykata Evropiane e Llogarive deklaronte para do kohësh se : “në Shqipëri 30% e të gjitha prokurorimeve bëhen pa garë”.

Raporti më i fundit i Departamentit të Shtetit mbi klimën e investimeve te huaja citon : “Raportet për korrupsion në prokurimet publike janë të zakonshme. Përdorimi në rritje i kontratave të partneriteteve publike dhe private ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë”.

Ëorld Justice Project, një institut ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vendos

Shqipërinë në vendin e 103 nga 126 vendet për nivelin e korrupsionit duke e përfshirë atë në listën e 25 vendeve më të korruptuara në botë, me shtete si Nigeria, Moldavia, Ukraina, Venezuela, Pakistani, Afganistani, Bolivia, Meksika etj.

MONEYVAL, organizëm i Këshillit të Europës, deklaronte në raportin e fundit të saj se ; “korrupsioni paraqet rreziqe të mëdha të pastrimit të parave në Shqipëri. I lidhur shpesh me aktivitetet e krimit të organizuar”.

Skandali më i fundit i superstradës tek Unaza e Re me vlerën 20 milion euro për një kilometër i vuri kapakun edhe fallcifikimit të dokumentave të institucioneve shtetërore amerikane.

Mund të rendisësh prova të tilla tronditëse pa fund për korrupsionin që veç kryeministri nuk e pranon dot.

Një kryeministër i dështuar që stigmatizon një profesionist ekselent të medias duke i deklaruar se ; “...unë nuk jam prokuror apo gjykatës dhe s’kam ndërmend ta marr përsipër një rol të tillë,.... e ju s’mund të tregoni dot një rast të vetëm, kur unë apo qeveria ime të kemi ofruar qoftë edhe mbrojtje verbale nga drejtësia për këdoqoftë...”

Oficerët e policisë Dritan Zagani dhe Emiljano Nuhu janë aty prova të gjalla të dhunimit të drejtësisë dhe shtetit prej pushtetit.

Por ato duken minore krahasuar me dhunën e pushtetit ndaj drejtësisë në hetimin e ish ministrit të brendshëm tashmë dhe në gjykim për përfshirje në krimin e organizuar.

Pengimi ndaj prokurorisë nuk e kishte hallin tek arrestimi i Saimir Tahirit por tek bllokimi i kontrollit të banesës së tij për të mbledhur provat që aq të shumta ishin, sa shpërthyen në qiell në mes të autostradës së Elbasanit.

Dosja skandaloze ÇEZ, dosjet 339, 184, konçensionet e Check Up apo taksës tek Rruga Kombit nuk do mundet të mbyllen në sirtar përgjithmonë.

Kryeministri, pasues i denjë i kulturës së “komunikatave të Komitetit Qëndror” i hakërrehet një njeriu të rritur mes të lirisë së Perëndimit se ; “...ju gaboni krejt kur thoni se shqiptarët duhet të mbështeten tek mediat ndërkombëtare, përfshirë Zërin e Amerikës, për mbulimin e çështjeve të ndjeshme...”

Sot, Zëri i Amerikës, DË, RAI2, ZDF, The Guardian, Courrier International, Ëashington Times e shumë të tjera janë bërë zëri kumbues i çdo shqiptari patriot në thirrjet e tyre për veshët e botës së lirë.

Tu kërkosh shqiptarëve të zëvendësojnë sot VoA me ERTV është njësoj si tu kërkosh atyre teksa shkojnë për plazh në Drimadhas, të vënë mbi kokë kasketën e dajos biroist.

Shqiptarët besuan tek Zëri i Amerikës teksa hodhën në koshin e historisë etërit e bijve, që i grabisin dhe poshtërojnë edhe sot shqiptarët po aq shumë sa ç’tregonte VoA për etërit në përmbysjen e parë.”, shkruan Nishani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...