Ish-deputeti: Ramën do ta rrëzojnë protestat dhe zullumet

Premte, 12 Prill 2019 17:16

Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu i ftuar në rubrikën “Opinion” ne News 24 ka komentuar situatën politike në vend. Shehu u ndal edhe te protestat e organizuara nga opozita, të cilat i cilësoi si një mënyrë për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama.

“Unë mendoj që tashmë ka filluar një proces politik shumë itensiv, që është një pikë ekstreme dhe politikisht arriti maksimumin. Do realizohet nesër ose pasnesër nuk e di këtë gjë.

Ramën do ta rrëzojnë protestat e mëdhaja, zullumet, pakënaqësia e shqiptarëve. Janë gjjithë këto elementë që do çojnë në hapa dhe ndryshim të situatës politike.


Nuk ka mundësi tjetër për të kaluar këtë ngërç politik që është kaq serioz. Unë mendoj që kjo situatë është e krijuar në vend nga keqqeverisja e vendit. Vendimi i takon popullit, njerëzve me elektoratin e tyre.”- u shpreh ai.

Mendoni se do e zgjidhë protesta e nesërme?

 Unë mendoj që tashmë ka filluar një proces politik shumë itensiv, që është një pikë ekstreme dhe politikisht arriti maksimumin. Do realizohet nesër ose pasnesër nuk e di këtë gjë. Ramën do ta rrëzojnë protestat e mëdhaja, zullumet, pakënaqësia e shqiptarëve. Janë gjjithë këto elementë që do çojnë në hapa dhe ndryshim të situatës politike.

Nuk ka mundësi tjetër për të kaluar këtë ngërç politik që është kaq serioaz. Unë mendoj që kjo situatë është e krijuar në vend nga keqqeverisja e vendit. Vendimi i takon popullit, njerëzve me elektoratin e tyre. Zgjedhjet e parakohshme përdoren për të zgjidhur kriza të tilla. Ne ishim në dialog me mazhorancën, po ishte një dialog që nuk dëgjohej nga ana tjetër, ishte një monolog. Asgjë nuk është marrë në konsideratë, aq më tepër që ky dialog nuk mund të vazhdojë më tej pa një arbitër.

Shqipëria ka gati 2 vjet që nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Pra një dialog i cili është i padëgjueshëm nga pala tjetër, nuk jep asnjë efekt, është një dialog jo vetëm i panevojshmën por i dëmshëm që kërkon të krijojë një gjendje të rreme. Pra, kemi një vend që nuk ka Gjykatë Kushtetuese, të Lartë për dy arsye. E para kemi një fasadë dhe së dyti qëndrimi jonë në këtë mënyrë, bën që të fshihet e vërteta.

Pas vizitës së zotit Palmer nuk ka asnjë shance që opozita të marrë pjesë në zgjedhje?

Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese. KQZ ka marrë një vendim të rrezikshëm dhe antikushtues. Se ka një vendim që nuk mund të merren deputetë nga një parti, që nuk janë më në atë parti. KQZ bëri këtë hap, pra realisht mund të thosha që mazhoranca e mbushi me pupac. Mazhoranca thotë do bëjë zgjedhje vendore, pa opozitën. Nëse do t’i bëjë zgjedhjet, t’i bëjë është problem i saj. Unë do përgjigjem shumë hapur, deri më tani nuk kemi marrë një vendim politik të qartë. Unë them nuk mund të ketë zgjedhje administrative pa zgjidhur ngërçin e madh politik. Pra, nuk mund të mendohet që mund të hyhet në zgjedhje pa zgjidhur ngërçin politik.

 

Pupac është edhe Rudina Hajdari?

Unë nuk flas me emra. Thashë të marrësh deputetë nga lista, do të thotë të krijosh parlament fiktiv. Është antidemokratike kur partia thotë nuk e pranoj.

 

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...