Video/ Gjuajti me pëllëmbë vajzën te Bregu i Lumit, autori është shef komisariati në Tiranë

E mërkurë, 17 Prill 2019 10:05

Një video u shpërnda që në orët e para të mëngjesit të sotëm nga PD, teksa ilustronte tensionin me përplasje fizike mes policisë dhe banorëve te Bregu i Lumit në Tiranë.

Kjo për faktin se banorët kundërshtonin aksionin e fadromave, e shoqëruar me forca të shumta policore për shembjen e 38 banesave, në kuadër të zgjerimit të Bulevardit të Ri.

Në video, shihet qartë se si një punonjës policie qëllon më pëllëmbë në duar një vajzë, e cila kundërshton aksioni, ashtu si pjesa tjetër e banorëve.

Ish-deputeti Klevis Balliu denoncon se bëhet fjalë për Agim Hoxhën, i cili njihet si shef Komisariati në Tiranë.

PD e ka cilësuar të papranueshme dhunën ndaj banorëve, ndërsa në përplasjen e pak ditëve më parë, po në këtë zonë, policia përdori edhe gaz lotsjellës ndaj tyre, me qëllim për t’i nxjerrë nga shtëpia dhe për të vijuar normalisht shembjen e banesave.

Video

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...