Moderatori i “360 Gradë” Artur Zheji komentoi në studion e emisionit të tij dhunimin e gazetarit Nikoll Lesi.
“Nikollë Lesi është përballur në mënyrë brutale ditën e protestës me një celulë të Policisë së Shtetit, që e ka goditur, të paktën nga fotot. Lesi i ka shkruar një letër dhe ministrit Lleshaj, prisja të paktën një telefonatë ndjese nga ju zoti ministër. Është shumë e rëndësishme kjo fryma anti media e startuar nga Kryeministri. Kazanë, derra, kadrinj, për ta trajtuar gazetarin si një leckë, si një njeri pa personalitet. Dhe aq më tepër si ka mundësi një botues kaq të famshëm, i cili e ka krijuar edhe Ramën. E ka bërë të famshëm. Po të mos ishte gazeta e tij “Koha Jonë” nuk do të ishin kaq të fashmëm shumë të tjerë”, tha Zheji.