Vendimi i Holandës për vizat/ "Zgjedhja që duhet të bëjnë shqiptarët është në Tiranë, jo Amsterdam, Bruksel apo Berlin"

E mërkurë, 17 Prill 2019 13:25

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Bujar Nishani ka komentuar në një shënim në faqen e tij në facebook vendimin e Holandës për të vendosur vizat për shqiptarët.

“Përgjatë dy vitesh autoritetet holandeze vijuan të ngrinin dhe drejtonin shqetësimin e tyre”.

“Jo vetëm që nuk u përgjigjej askush shqetësimit të tyre por sponsorizohej një propagandë për fshehjen e të keqes, mashtrimit, nderimit për maskën, mohimit të problemit!”, shkruan Nishani

 “Sot, vijon ai, pas dy vitesh paralajmërimesh, shqetësimesh dhe pajtimesh me të keqen, rreziku u bë fakt”.

Parlamenti holandez (përfaqësuesit direkt të qytetarëve të tyre) votoi për rikthimin e vizave për shqiptarët.

“Zgjedhja që duhet të bëjnë shqiptarët është në Tiranë, jo Amsterdam, Bruksel apo Berlin, shkruan kreu i Këshillit Kombëtar të PD në shenimin e tij.

Ja postimi i tij i plotë:

Afërsisht dy vite më parë kam shprehur publikisht shqetësimin tim qytetar për rrezikun e penalizimit të qytetarëve shqiptarë mbi mundësinë e tyre të fituar për të lëvizur pa viza në Evropë.

Në atë kohë, pra dy vite më parë ishin pikërisht autoritetet holandeze që ngritën shqetësimin e madh mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri dhe lëshuan paralajmërimin për rikthimin e vizave për shqiptarët.

Qeveritarët spekulantë dhe përgjegjës të krijimit të këtij rreziku real për shqiptarët agresuan këtë të vërtetë të hidhur me propagandën e tyre mediatike duke na akuzuar si “gjinkalla të gushtit” !!!

Deri këtu nuk kishte ndonjë risi.

Këtë sharlatanizëm e kishim dëgjuar edhe kur thanë se avionët e drogës ishin spërkatës kundër mushkonjave !!!!

Edhe kur thonin që kemi shkatërruar 99% të kanabisit teksa çdo javë sekuestroheshin 5-6 ton të tillë në brigjet e Italisë.

Edhe tek thonin se ishin krenar me trafikantët dhe përdhunuesit që kishin futur në Parlament dhe bashkitë e vendit, etj., etj.

Përgjatë dy vitesh autoritetet holandeze vijuan të ngrinin dhe drejtonin shqetësimin e tyre.

Jo vetëm që nuk u përgjigjej askush shqetësimit të tyre por sponsorizohej një propagandë për fshehjen e të keqes, mashtrimit, nderimit për maskën, mohimit të problemit !

Sot, pas dy vitesh paralajmërimesh, shqetësimesh dhe pajtimesh me të keqen, rreziku u bë fakt.

Parlamenti holandez (përfaqësuesit direkt të qytetarëve të tyre) votoi për rikthimin e vizave për shqiptarët.

Nëse sot pas afro dy vitesh do të përdorja të njëjtin nivel e kút të atyre që na quanin “gjinkalla” do tu thosha ; “ shikoni seç ju bëtë shqiptarëve o korba të zinj” !

Por edhe sot don kishotët vrapuan të na thonë se : “është luftë politike në Holandë”, por nuk e vazhdojnë dot butaforinë e tyre e të na thonë pse vetëm për Shqipërinë?

Pse jo edhe për maqedonasit, malazezët, boshnjakët apo serbët, o të mjerë ?

Natyrisht që vendimi i marrë nuk i ndalon menjëherë shqiptarët të udhëtojnë pa viza.

Por mashtrimi, fshehja e problemit, avokatia e të keqes, përulja ndaj maskës, pajtimi me problemin përgjatë këtyre dy viteve të shurdhërisë ndaj të vërtetës na solli në faktin e kryer, të vendimit tashmë në Parlamentin e Holandës.

Ata që u investuan me të gjitha format e antivlerave janë pa diskutim sot dëmtuesit real të interesave reale të qytetarëve shqiptarë.

Ata kanë kontribuar drejtpërsëdrejti në dëmin ndaj shqiptarëve.

Për fatin e keq të shqiptarëve spekulantët qeveritarë dhe avokatia e të keqes rreket të vijoj përsëri në rrugën e vet.

Nuk do të jetë aspak çudi që pikërisht nëse do të vijojë fshehja e të vërtetave, nderimi i maskës, avokatia e mashtrimit, bashkëpunimi me të keqen, pas një apo dy vitesh vendimi i votimit të Parlamentit të Holandës të kthehet në realitetin më të hidhur të qytetarëve shqiptarë.

Radhët e gjata sporteleve të ambasadave në Tiranë, pa asnjë mundësi të garantuar të udhëtojnë për hallet apo gëzimet e tyre.

Zgjedhja që duhet të bëjnë shqiptarët është në Tiranë, jo Amsterdam, Bruksel apo Berlin.

Le të zgjedhim !

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...