Dhunë e shkatërrime në Bregun e Lumit, PD kallëzim penal për Erion Veliajn e Ardi Veliun

E mërkurë, 17 Prill 2019 15:24

 Partia Demokratike ka dorëzuar në Prokurori kallëzimim penal për Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake.

Lajmi është bërë i ditur nga ish-deputetja, Jorida Tabaku. 

Në një status në Facebook, Tabaku shkruan se ‘kërkojmë marrjen e masave për sjelljen e tyre brutale, joligjore e johumane gjatë të gjithë periudhës kohore të gjashtë muajve të fundit por veçanërisht gjatë mëngjesit të 9 Prillit ku fëmijë, gra e të moshuar u dhunuan barbarisht në gjumë nga shteti që duhet ti mbrojë’.

 
‘Një i moshuar 76-vjeçar u operua ne kokë, dy zonja me gjymtyrë të thyera, gra e vajza në komisariat e një fëmijë vetëm 5 vjeç përfundoi më komisariat’, shkruan ish-deputetja Jorida Tabaku.

Sipas saj, kjo sjellje kriminale e policisë duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore dhe urdhëruesit nga Kryetari i Bashkisë, Ministri i Brendshëm deri te Kryeministri duhet të vihen para drejtësisë. ‘Këto sjellje prej banditësh të policisë që dhunën e ka për qytetarët dhe jo për krimin duhet të marrin fund njëherë e përgjithmonë bashkë me bandën në pushtet.

Sa kohë që të vazhdojnë për aq kohë qytetarët jo vetëm nuk do të jenë të mbrojtur por do të gjenden nën dhunën e shtetit policor siç ndodhi sërisht sot’, shkruan Tabaku në reagimin e saj publik.

‘Shteti si hajdut shkoi në te gdhirë e dhunoi gra e fëmijë, largoi median e zaptoi banesat. Kjo sjellje duhet të marrë fund. Kjo sjellje prej pushtuesi e arroganti ndaj të dobëtëve e te pambrojturve duhet te përfundojë.

Kam bindjen që ky kallëzim do të flejë ashtu si flenë dosjet e korrupsionit e dosjet e krimit, ashtu si fshihen përgjimet e vjedhjes së zgjedhjeve e ashtu si fshihen sa e sa krime. Por e sigurte është që drejtësia vonon por nuk harron! Do te vijë dita kur këto shkelës ligji të vihen para drejtësisë!’, përfundon reagimin e saj, ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku.

Modifikuar më E mërkurë, 17 Prill 2019 15:32

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...