Paloka poston foton trendy të Ballës adoleshent: Kë duhet të besojmë për Holandën

E mërkurë, 17 Prill 2019 18:53

Vendimi i Parlamentit të Holandës për rikthimin e vizave me Shqipërinë, ka çoroditur krejtësisht përfaqësuesit e lartë të qeverisë dhe PS. Reagimet e tyre gjatë ditës së sotme kanë qënë nga më të ndryshmet dhe kundërshtuese edhe me vetë njëra-tjetrën.

Ka patur akuza pa fund ndaj holandezëve si racistë, euroskeptikë etj, për të arritur kulmin te “gjetja” e Taulant Ballës i cili u shpreh sot se ky vendim u mor nga “shoqnia e kreut të opozitës Lulzim Basha”.

Kuptohet që asnjëri prej njerëzve të Ramës nuk përmend arsyet reale të këtij vendimi, që lidhen me krimin e organizuar dhe mafian shqiptare, e cila dihet botërisht që i ka fijet e lidhura me qeverinë socialiste të Tiranës.

Ndaj kësaj situatë sa absurde aq edhe komike, ka reaguar nënkryetari i PD Edi Paloka, i cili ka ironizuar hidhur Taulant Ballën:

"Tani duhet ta ndajne mendjen ; deputetet hollandez ose jane raciste sic thote “kryeideologu” i “rilindjes” ose jane shoqni e Bashes sic thote “kryeintegratori” i tyre i cili integrimin duket se e ka patur trendin e jetes qe ne rinine e tij..."

auto_Ballaa1555518889.jpg

Modifikuar më E mërkurë, 17 Prill 2019 18:57

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...