Kërpaçi: Kushti i opozitës për pjesëmarrje në zgjedhje është qeveri tranzitore

Hënë, 22 Prill 2019 13:35

Intervista e ish-deputetes së LSI-së, Floida Kërpaçi për emisionin 7pa5 në Vizion Plus. Ajo u shpreh se kushti i opozitës për pjesëmarrje në zgjedhje është qeveri tranzitore e cila sipas saj, do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. ”Opozita ka qenë shumë e qartë për çdo lloj date që është përcaktuar që kushti i saj është të shkojmë në një qeveri transitore e cila garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Më thuaj si mund të shkojmë më këtë qeveri sit në zgjedhje kur Kryeministri është i lidhur ngushtësisht me grupet kriminale, ku çdo gjë drejtohet nga ata dhe ai është thjesht një vegël e grupeve kriminale”.

Cili do të jetë opsioni i radhës, do të vazhdojnë protestat?

Do të vazhdojë aksioni opozitar nëpërmjet protestave sepse kjo është dhe fryma që qytetarët duan për të pasur protesta paqësore, demokratike, ku ata të ngrihen për të treguar problemet dhe shqetësimet e tyre. Kushti i opozitës është shumë i qartë, ne e kemi theksuar gjithmonë se ne kërkojmë të ketë një qeveri transitore e cila do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme por mbi te gjitha të garantojë që vota të jetë garantuese pasi sot nuk është. Në 2017, vota ka përfaqësuar krimin, drogën dhe si rezultat i kësaj në Parlament kemi një qeveri që nuk punon për qytetarët e thjeshtë por për një grush njerëzish që janë në shërbim totalisht të saj.

Ka një datë për zgjedhjet lokale të dekretuar nga Presidenti që është 30 qershori. Mazhoranca i ka ndezur motorët e fushatës, ndërkohe cili do të jetë reagimi i opozitës?

Opozita ka qenë shumë e qartë për çdo lloj date që është përcaktuar që kushti i saj është të shkojmë në një qeveri transitore e cila garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Më thuaj si mund të shkojmë më këtë qeveri sit në zgjedhje kur Kryeministri është i lidhur ngushtësisht me grupet kriminale, ku çdo gjë drejtohet nga ata dhe ai është thjesht një vegël e grupeve kriminale.

Nuk do të merrni pjesë në zgjedhje?

E thashë cili është kushti i opozitës. Zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Mendon se do të ketë një zgjidhje të shpejtë të situatës apo do të vazhdojmë të ecim në këto ujëra?

Duhet të ketë një zgjidhje të shpejtë të situatës sepse nuk mund të vazhdojmë në 2019, ku Shqipëria aspiron që të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, nuk mund të vazhdojmë që të konsiderohemi siç na ka konsideruar Departamenti Amerikan i Shtetit, si një strehë e krimit të organizuar, ku ky krim mbështetet nga qeveria. Nuk mund të vazhdojmë në 2019 në një vend si Shqipëria që të shikohet si një strehë e krimit të organizuar, por për më tepër të rrezikohet si precedenti i Holandës, që të na rikthehet regjimi i vizave.

Kështu që pa diskutim duhet të hapet një kapitull i ri, ku ka më shumë mirëqenie në Shqipëri, ku vota është përfaqësuese dhe mbi të gjitha ku garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku vjen një qeveri e cila punon, është për qytetarët dhe bashkë me qytetarët ndërton shtetin që garanton mirëqenie, prosperitet, arsim. Pra rikthen shpresën në Shqipëri, sepse sot nuk ka më shpresë. Dhe kjo është një situatë shumë e rëndë.

A kemi një datë për protestën e radhës?

Po patjetër do të ketë protesta lokale, protesta nga fermerët, nga të rinjtë, protesta nga grupe të ndryshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...