Gjermania pro, Franca kundër liberalizimit të vizave

Diel, 28 Prill 2019 10:16

Deri para tre javëve, Gjermania e kishte kundërshtuar liberalizimin për shkak të mungesës së një konsensusi ndërmjet partive që e përbëjnë koalicionin e madh atje.

Derisa CDU dhe SPD ishin pro liberalizimit të vizave, kundër ishin Ministri i Brendshëm nga CSU dhe Drejtoria për Evropë në kuadër të zyrës së kancelares Merkel.

Në një analizë të siguruar nga lajmi.net thuhet se kundërshtimi më i madh i Gjermanisë ka qenë pikërisht në zyrën e kancelares Merkel dhe në Ministrinë e Brendshme.

“Qeveria gjermane ishte e ndarë në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Derisa Ministria e Jashtme ishte në favor të liberalizimit të vizave, zyra e kancelares ishte skeptike bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme”, thuhet në këtë analizë të siguruar nga lajmi.net.

Mirëpo ky qëndrim gjerman tashmë ka ndryshuar tërësisht, sepse kundërshtimi i tyre ishte i ndërlidhur drejtpërdrejt me zgjedhjet që ishin mbajtur në disa ‘Lande’ të rëndësishme në Gjermani, të cilat shërbenin si barometër për zgjedhjet nacionale.

Gjermania që tri javë mësohet se është shteti më pro liberalizimit të vizave. Madje, më as Ministri i Brendshëm dhe as zyra e kancelares Merkel nuk janë aspak pengesë.

Franca është shteti që tash është duke kundërshtuar ashpër liberalizimin e vizave.

Vetë Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një fjalim gjatë ditës së enjte, ka thënë se projekti i ‘Zonës Shengen’ nuk po funksionon më.

Tema e emigrantëve ka qenë një temë e nxehtë në politikën franceze, gjë që është shfrytëzuar në maksimum nga partitë e ekstremit të djathtë. Macron, po ashtu, ka thënë se ky projekt ka sjellë një frymë të ndjenjës së padrejtësisë në popullin francez, të cilët janë ndjerë të tradhtuar nga vendet tjera të Zonës Shengen./Lajmi.net/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...