Berisha për Thaçin: Pas Zografit, njeriu më i rrezikshëm i kombit shqiptar!

Hënë, 29 Prill 2019 08:43

Ish- Kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në akuza kundrejt Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi duke e cilësuar si një ndër personat më të rrezikshëm për kombin shqiptar. I ftuar në emisionin Kojshia show në rtv21, Berisha ka komentuar planin për ndarjen e Kosovës dhe akuzat ia ka drejtuar veç Thaçit edhe kryeministrit Rama. Sipas Berishës, Rama, Thaçi e Baton Haxhia po punojnë së bashku për interesat e Serbisë.

Me Presidentin Hashim Thaçi çfarë marrëdhënie ke më të?

Berisha: Unë nuk kam asnjë problem me asnjë. Milloshevic ishte një armik i egër në çdo aspekt, në aspekt kombëtar, personal, në çdo gjë dhe në momentin kur e arrestuan unë thashë një armik i egër mori vendin që meriton.

“Argati” në fjalë përbën pas “Zografit” (Jorgo Zografi) që shpalli Vorioepirin, njeriun më të rrezikshëm të Kombit Shqiptar, dhe atë që ai po i bën Kosovës me Baton Stanishiçin, që është shefi i tij.

Nuk ka gjë më tragjike se sa kur shikoj që fushatën për copëtimin e Kosovës e merr një njeri që gjithë Kosova e di që është bir shpirtëror i Stanishiçit. Në këtë kontekst unë i konsideroj ata një rrezik të jashtëzakonshëm kombëtar, me pabesinë e tyre të plotë, sepse askush nuk është kundër marrëveshjes.

Deri në vitin 2013 gjithçka ishte transparente, publike dhe mbështetej.

Këta kaluan me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, në bisedime sekrete, dhe e trajtuan Kosovën sikur të ishin arat e etërve të tyre.

Dhe pasi formuluan marrëveshje dhe harta në mënyrën më të fshehtë nxorën kokën dhe dilnin ditë për ditë në konferenca për shtyp në një fushatë agresive e dirigjuar e tëra nga Beogradi, për copëtimin e Kosovës, për fajësimin e Kosovës, për krijimin e një përshtypje keqbërëse, kauzë ndjellëse, në një fushatë në të cilën Kosovën e shtrinë në tavolinën e operacionit, i futën kazmën në themel të pavarësisë, në dokumentin Ahtisari, në vendimin e Gjykatës së Hagës, në marrëveshjet e arritura deri në vitin 2013 dhe dolën tani se Kosova i paska borxhe territore Serbisë.

Të neveritshëm me pabesinë, filluan të llomotisnin pseudoargumente antihistorike, mashtrime, ku natyrisht gjetën një përkrahje. Nëse përfaqësuesi ynë më i lartë del dhe thotë se nuk është ky plani i Serbisë së Madhe, të cilën e kishin hedhur poshtë komuniteti ndërkombëtar sa herë dilte, por thotë se Prishtina e mendon këtë, atëherë pse Prishtina e mendon një plan të tillë.

Ç’të drejtë kam unë të akuzoj Beogradin se ky qenka plani i tyre. Së dyti. Është normale që siç ka serbofilë të ketë edhe shqiptarofilë. Së treti. Transaksionet janë sot një ligj madhor i kësaj botë. Pra të gjithë këta faktorë së bashku bënë që këto ide të çelë fole në Bruksel.

Ata që e promovuan filoserbë të papërmbajtur menduan se erdhi koha për të marrë çmimin Nobel. Me kë? Me Vuçiçin dhe ‘Argatin’ e tij në Prishtinë, paçka se Vuçiç është një Milloshevic me ideologjinë e Çubrilocivit, me ideologun e Serbomavisë minus doktrinën komuniste.”.

Modifikuar më Hënë, 29 Prill 2019 09:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...