"Samiti nje ditor i Berlinit perfundoi!", Berisha jep konkluzionet

Hënë, 29 Prill 2019 21:03

Pas përfundimit të Samitit një-ditor të Berlinit, mes krerëve të BE, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron me liderët e Ballkanit Perëndimor, vjen edhe reagimi i ish kryeministrit Sali Berisha.

Duke bërë skanerin e samitit, Berisha nxjerr edhe konkluzionet duke shtuar se nuk pati asnjë fjalë dhe asnjë premtim për hapje negociatash me Shqipërinë.

Ish-kryeministri Sali Berisha:

Samiti nje ditor i Berlinit perfundoi!

Konkluzionet:

- Jo ndryshimit te kufijve!
- Jo perpjekjeve per krijimin e Serbise se Madhe!
- Jo marreveshje te fshehta si deri tani midis Vuçiçit dhe argateve te tij me Kosoven!
- Po perspektives europiane te vendeve te rajonit mbi bazen e plotesimit te kushteve.
- Jo hapjes se negociatave me Shqiperine
- Qeveria gjermane nuk do te shqyrtoj deri ne vjeshte as raportin e Komisionit Europian
- Franca nuk pranon fare te flitet per kete çeshtje.
- Asnje fjale dhe asnje premtim per hapjen e negociatave perveç trillimit me porosi te Rames e te sugarit te tij, te cilin e pergenjeshtroi pa u thare boja radio shteterore gjermane Dojçe Welle!

Si perfundim miq, me Ramen ecet drejt te shkuares nuk ka integrim! sb

Modifikuar më Hënë, 29 Prill 2019 21:21
Login to post comments