Berat Buzhala sulmon Thaçin dhe Baton Haxhiun

Hënë, 29 Prill 2019 22:01

Berat Buzhala deklaroi nga Berlini për emisionin Open se në Samitin e Ballkanit Perëndimor çështja e rishikimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është mbyllur përfundimisht.

Sipas Buzhalës, Hashim Thaçi ka dashur të minimizojë fuqinë e këtij samiti dhe peshën e Gjermaninë.

“Thaçi nuk ka mandat për të folur për ndarjen e Kushtetutës. Ka shkelur Kushtetutën dhe bën me kokën e vet. Nëse Presidenti jep deklarata të shthurura në harkun e 8 muajve, ne si gazetarë duhet të flasim. Është i papërgjegjshëm dhe ka gënjyer në shumë raste gjatë javëve të fundit”, deklaroi Buzhala.

Gjithashtu, Buzhala ka sulmuar fort Baton Haxhiun, i cili deklaroi pak ditë më parë se Gjermania ka qenë kundër bombardimeve të NATO-s në vitin 1999. Sipas Buzhalës, një deklaratë e tillë është e dëmshme për Kosovën.

Botuesi i gazetës “Express” tha se SHBA nuk do të ketë peshë të madhe në të ardhmen, pasi kjo do të jetë në dorën e Francës dhe Gjermanisë.

Login to post comments