Një rast i paprecedentë ka ndodhur me median gjermane ”Deutsche Welle”, e cila mbetet media më serioze jo vetëm në Gjermani, por edhe në Botë. Faqja zyrtare në shqip e kësaj medie gjigante ka denoncuar kryeministrinë se ka ndëryrë në faqen e tyre në facebook, për të shpërndarë lajmin e djeshëm të Samitit, ku mori pjesë dhe kryeministri Edi Rama.
”Korrigjim i një gabimi teknik! Të nderuar miq të Deutsche Ëelles! Një njoftim i zyrës së shtypit të kryeministrit, Edi Rama është publikuar dje gabimisht në faqen tonë të Facebookut. Që gabimi është thjesht teknik dhe pas tij nuk fshihen qëndrime të njëanshme politike, këtë e tregon postimi një për një. Ne asnjëherë nuk do të përdornim publikimet e zyrave të shtypit të politikës si informacione tonat. Ju kërkojmë ndjesë për këtë keqkuptim”,-thuhet në reagimin e plotë të DË.
Por çfarë është postuar në faqen e facbook-ut të DË Shqip? Një shkrim propogandë për Kryministrin Edi Rama. ”Më pak se gjysmë ore kohë kishte Merkel në takimin me Edi Ramën para se në orën17:00 të përshëndeste presidentin francez, Macron. Për Shqipërinë ka shumë rëndësi çelja e negociatave por momentalisht kjo është më se e pasigurtë”, është mesazhi që Kryeministria ka dashur që shqiptarët ta lexojnë sikur e ka shkruar DË. Por afro 25 minutave gjithçka ndryshoi në faqen e DË, çka habiti të gjithë që besonim te DË.