DW: Për shkak të situatës me Shqipërinë Macron kundër liberalizimit të vizave për Kosovën

Tuesday, 30 Prill 2019 11:12

Delegacioni kosovar u kthye i zhgënjyer nga Berlini, ku nuk mori dot asnjë premtim për çështjen e liberalizimit të vizave. E një nga shkaktarët kryesorë duket ka qenë Franca, e cila ka këmbëngulur për mosliberalizimin e regjimit të vizave ndaj Kosovës. Presidenti Hashim Thaçi e shprehu këtë zhgënjim edhe para gazetarëve. “Edhe sonte kishte paqartësi rreth këtij procesi. Është diskriminim dhe ndëshkim për Kosovën”, u shpreh ai.

“Deutsche Ëelle” thotë se arsyeja që Macron ishte shfaqur kundër një lëvizjeje të tillë lidhej me Shqipërinë. “Sipas burimeve të Deutsche Ëelle-s, presidenti Macron e kishte argumentuar mosmiratimin e heqjes së regjimit të vizave me përvojën e keqe të Francës pas liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Gjeorgjinë, ku u shtua si numri i emigrantëve të parregullt, ashtu dhe kriminaliteti nga këto vende. Nisur nga fushata elektorale aktuale për zgjedhjet e Parlamentit Europian, Macron kishte argumentuar se, nëse ai do të hiqte vizat edhe për Kosovën, kjo do të ishte në favor të partisë së ekstremit të djathtë, Fronti Nacional”.

Takimi i Berlinit u përshkrua si “pajtim për të kërkuar pajtimin”. Përfundimi i vetëm i qartë i tij ishte akordi për mbajtjen e një samiti të ri të të njëjtit format, më 1 korrik në Paris. Ndërsa fillimisht nuk u pohua qartë që palët të kenë pranuar vazhdimin e dialogut, “Euractiv” shkruan se Kosova dhe Serbia u pajtuan të rinisin bisedimet pas paralajmërimeve të udhëheqësve të Francës dhe Gjermanisë se, “armiqtë e vjetër duhet t’i zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre, sepse kjo është thelbësore për të ardhmen e lidhjeve të tyre me Bashkimin Europian”.

Modifikuar më Tuesday, 30 Prill 2019 11:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...