Përfundon mbledhja e presidentit Ilir Meta me aleatët e kryedemokratit Lulzim Basha.
Ka përfunduar takimi i Presidentit, Ilir Meta, me partitë e vogla pas kërkesës së tyre për një tryezë politike për zgjidhjen e krizës. Pesë kryetarët e partive të grupimit të qendrës së djathtë PR, LZHK, PPA, PBDNJ dhe PDK sapo kanë dalër nga Presidencë, ku për takimin që nisi në oren 11 u shpreh kryerepublikani Fatmir Mediu.
Ne prononcimin e tij para mediave, Mediu tha se ne takim u pranua fakti se vendi ndodhet ne nje situate delikate, dhe per kete ai shtoi se Kreu i Shtetit ka marre angazhimin per te biseduar me palet per diskutimin e gjetjes se nje zgjidhjeje.
Në dalje nga Presidenca në emër të grupimit të djathtë të qendrës foli Fatmir Mediu, i cili tha se Presidenti është në të njëjtën gjatësi vale me shqetësimin e qytetarëve se situata është serioze.
“Dua të falenderoj Presidentin për një diskutim shumë të hapur në raport me kërkesën tonë. Besoj që ndajmë të njëjtin shqetësim që situata.Duhet të lexojmë qartë edhe mesazhet e samitit të djeshëm në Berlin. Presidenti në vlerësim të kërkesës sonë dhe qëndrimeve tona do të ndërmarrë veprime të tjera edhe me palët e tjera politike. Presidenti është në të njëjtën valë me gjithë qytetarët shqiptarë”, tha Mediu.