Lajmi i Samitit të Berlinit: Dorëheqja e Ramës liberalizon vizat për Kosovën

Tuesday, 30 Prill 2019 15:32

Redaksionale

Samiti i Berlinit, pas gjithë atij makijazhi kryeministror me foto bombastike me Kancelaren Merkel, me Elisën dhe Gent Cakaj si enturazh “konkubinash”, arriti të nxirrte një lajm, i cili në fakt është po aq sa politik aq edhe tragjik, se izolimi i Kosovës buronka nga keqqeverisja e Ramës.

 Këtë e konfirmoi vet Presidenti Francez Makron i cili e nxori Shqipërinë si shembullin e keq se pse po pengohet liberalizimi i vizave me Kosovën. Në rrafshin politik,  kjo ligjëroi të gjithë aksionin politik të opozitës, i cili ka kulmuar ose është sintetizuar në djegien e mandateve dhe në kryekumtin e largimit të Edi Ramës si kryeministër. Praktikisht, Samiti i Berlini  e solli Ramën në të njëjtën pikë , nga ku u përpoq të largohej me charterin e Pacollit. Sikur të mos mjaftonte, në kohën dhe vendin ku u rikonfirmua  izolimi ndaj Kosovës, përkoi të ishte një ministër nga Kosova, Gent Cakaj, i cili as u skuq e as u zverdh, ndonëse e detyron vendlindja Kosovë që të japë menjëherë dorëheqjen, si shenjë solidariteti dhe patriotizmi.

Në rrafshin tragjik, cilitdo shqiptar trazohet shpirtërisht që të shohë se keqqeverisja e Ramës rezonon një radioaktivitet të rëndë edhe për Kosovën. Samiti i Berlinit i shtoi një tjetër dimension dhe plotësoi aksionin politik të Opozitës. Ndonëse qeverisjen e tij e kemi parë si “lokalist”, të lidhur me atë çka ndodh brenda Shqipërisë, si hallin tonë, në fakt nuk qenkësh kësodore. Përmasat e keqqeverisjes së tij prekin jo vetëm qytetarin e Shqipërisë, por edhe të Kosovës, përgjegjës për vizat e të cilit është Kryeministri i matanë kufirit, që përdor një kosovar, jo si ministër, por si kone.

Në këtë pikëpamje, dorëheqja e Ramës, s’është thjesht kushtrim i një aksioni politik, por buron nga një kushtrim patriotik. Këtë na i tha Berlini, se Kosova po ndëshkohet nga Rama.

Modifikuar më Tuesday, 30 Prill 2019 18:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...