Tepsia e Ramës me aleatët. Marrëveshja e antiligjore e PS për punësimet politike

Tuesday, 30 Prill 2019 16:39

Në vitin 2017 kur Partia Socialiste deklaroi se do hynte e vetme në zgjedhje, si argument u soll fenomeni i “tepsisë” dhe kërkesat e aleatëve që nuk e linin qeverisjen “Rama” të realizonte reformat. Në fakt, siç tregoi qeverisja e Edi Ramës këto vite që ka timonin më ankesat e kryeministrit ishin vetëm pretekst për të justifikuar shkeljet ligjore që do të bënte më pas vet qeveria e tij.

Edhe pse Edi Rama fitoi zgjedhjet e diskutueshme të 2017-s me premtimin për reforma dhe administratë jo politike, aleancat e reja të PS tregojnë se shkeljet ligjore për statusin e nëpunësit civil po kthehen në normë dhe po vulosen me pakte politike. Sot PS firmosi aleancën me 25 parti për në zgjedhjet vendore. Ajo që bie në sy në këtë dokument është sanksionimi i punësime partiake në zyrat e shtetit. “PS garanton se do të përfshijë në administratën qeverisëse çdo individ me nivel të lartë profesional dhe moral që kontriubon politikisht në radhët e partive të këtij koalicioni”,- shkruhet në dokument.

E thënë ndryshe, kjo pikë hap dyert e administratës për këdo jo në bazë të meritave dhe ligjit të nëpunësit civil, por në bazë të votave që ka siguruar për Partinë Socialiste dhe koalicionin. Një qëndrim i tillë në gjuhën e PS quhet marrëveshje, por e thënë shqip është pazar, tepsi dhe vazhdim i abuzimeve me administratën civile.

Është e kundërta e asaj që Edi Rama deklaronte në vitin 2017 dhe që u provua edhe gjatë kësaj kohe se ishte premtim fasadë.

Ja çfarë deklaronte Edi Rama më 4 qershor 2017. ““A do ti hyjmë më në fund reformës të thellë të administratës së shtetit, për ta kthyer në duart tuaja çdo zyrë që duhet tju shërbejë ju të gjithëve pa dallim, apo do vazhdojmë avazin çerek shekulli të kapjes së shtetit nga partitë për të punësuar njerëz në këmbim të votave. Administrata e shtetit tonë përveç pjesës lart të administratës publike prej 27 vitesh është kthyer në një tepsi që ndahet mes partive sipas peshës në koalicion. Nëse duam të bëjmë shtet serioz dinjitoz, modern do ti japim fund kësaj historisë së tepsi shtetit”.

Me marrëveshjen e firmosur sot po bën të kundërtën e asaj që ka deklaruar. Jo se nuk e ka bërë gjatë këtyre dy viteve, por sot ka një dokument që tregon hapur se çfarë po bëhet me tepsinë e Edi Ramës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...