Ç’ndodhi në Berlin/ Modeli Zaevit kundër Ramës

Tuesday, 30 Prill 2019 17:56

Gjatë samitit të Berlinit është vënë re një dallim thelbësor i qëndrimeve të dy lidërve ballkanikë ndaj mundësisë që vendet e BE-së mos hapin negociatat për antërësim. Ata janë Zoran Zaev dhe Edi Rama.

Kryeministri maqedonas pas sakrificës së fortë që bëri për ndryshimin e emrit në marrëveshje me Greqinë ndihet ballëlartë se ka marrë kosto politike për atdheun e tij. Prandaj ai ka deklaruar në kancelarinë gjermane se, është i gatshëm të dorëhiqet nga detyra nëse në qershor Shkupi nuk hap negociatat me BE-në. Shefi i qeverisë në Shkup i ka pasur krahët e ngrohta pasi e gjithë media gjermane së bashku me bundestagun, kanë kërkuar njëzëri hapjen e negociatave.

Kurse krejt ndryshe reagoi kryeministri shqiptar Rama , jo duke sakrifikuar veten për vendin, por vendin për pushtetin e tij. Ai deklaroi se pret rekomandimin nga ana e Komisionit Europian, në fund të majit, pas përfundimit të zgjedhjeve për parlamentin europian. Në fakt kjo është një hedhje hi syve pasi komisioni europian e dha që vjet rekomandimin pozitiv duke filluar madje bashkë me Maqedoninë edhe procesin screening. Dhe nuk mundet që Komisioni këtë qershor të mohojnë vetveten duke e tërhequr mbrapsht rekomandimin që ka dhënë. Madje as në ditët më te zeza te Gruevskit, Komisioni Europian nuk e tërhoqi kurrë rekomandimin, por vendet anëtare refuzonin njësoj si me Shqipërinë e Ramës sot të hapnin negociatat.

Pra Rama bllofon kur bënë sikur pret rekomandimin e Brukselit. Tani për Shqipërinë lajm përbën data e fillimit të negociatave për të cilën duhet të shprehen vendet anëtare. E meqë e di fatin e saj kryeministi shqiptar krijon një tymnajë boshe se nuk ka guxim të mbajë qëndrimin e fortë të kolegut të tij maqedonas.

Modifikuar më Tuesday, 30 Prill 2019 17:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...