Kryeministri Edi Rama, është i vetmi që beson se ai është lider i rajonit, duke u munduar të japë mend për gjithçka ndodh në Ballkan.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, me ironi shkruan se e ndriti me Shqipërinë dhe i ka ngelur të japë mend Kosovën, duke ju referuar deklaratave të bëra nga kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, i cili tha se në samit ka patur presion nga Rama për të hequr taksën për Serbinë.