Naruhito merr fronin e Perandorit të Japonisë, Meta: Marrëdhëniet mes dy vendeve do të forcohen

E mërkurë, 01 May 2019 10:20

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i ka dërguar një letër urimi Naruhitos, për marrjen e fronit si Perandor i Japonisë. Në letrën e Kreut të Shtetit, vlerësohet se marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit midis dy vendeve e dy popujve tanë, do të forcohen edhe më shumë e do të njohin zhvillime të reja pozitive, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. ”Ju siguroj gjithashtu se, shqiptarët janë shumë mirënjohës për të gjithë mbështetjen dhe solidaritetin që Japonia i ka ofruar përmes ndihmës teknike e financiare të dhënë ndër vite. Kjo ndihmë bujare e ka forcuar edhe më shumë ndjenjën e miqësisë së popullit shqiptar për Japoninë dhe popullin japonez. Së bashku me urimet më të mira për Madhërinë Tuaj, si dhe dëshirën për t’Ju takuar me rastin e ceremonisë së kurorëzimit, ju lutem pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë”,-shkruhet në letrën e Presidentit Meta.

Letra e plotë

Madhëria Juaj,

Me rastin e kurorëzimit Tuaj në Fronin e Perandorit të Japonisë, kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, të përcjell urimet më të mira e të sinqerta për Madhërinë Tuaj, për Familjen Perandorake të Japonisë, si dhe për popullin mik japonez. Ju uroj nga zemra shëndet të plotë, lumturi dhe shumë suksese përgjatë Erës Suaj Perandorake “Reiwa”, në dobi të popullit japonez por edhe të paqes e sigurisë në rajon e në botë.

Jam besimplotë dhe shumë optimist se gjatë Erës së Madhërisë Suaj, marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit midis dy vendeve e dy popujve tanë do të forcohen edhe më shumë e do të njohin zhvillime të reja pozitive, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Japonisë janë zhvilluar në mënyrë shumë miqësore e të qëndrueshme, veçanërisht në tre dekadat e fundit. Hapja e Ambasadave të dy vendeve tona, respektivisht në Tokio e në Tiranë, i ka dinamizuar dhe zhvilluar marrëdhëniet si kurrë më parë, duke rritur jo vetëm bashkëpunimin politik e ekonomik, por mbi të gjitha kontaktet e drejtpërdrejta mes bashkëqytetarëve tanë. Kjo është garancia më e mirë për të ardhmen miqësore të dy vendeve tona.

Ju siguroj gjithashtu se, shqiptarët janë shumë mirënjohës për të gjithë mbështetjen dhe solidaritetin që Japonia i ka ofruar përmes ndihmës teknike e financiare të dhënë ndër vite. Kjo ndihmë bujare e ka forcuar edhe më shumë ndjenjën e miqësisë së popullit shqiptar për Japoninë dhe popullin japonez. Së bashku me urimet më të mira për Madhërinë Tuaj, si dhe dëshirën për t’Ju takuar me rastin e ceremonisë së kurorëzimit, ju lutem pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...