Sot në Ditën e Punëtorëve, minatorët e Pogradecit kanë zgjedhur të proptestojnë për statusin e minatorit.
Protesta zhvillohet në qendër të qytetit, ndërsa i janë bashkuar edhe organizata të shoqërisë civile.
Minatorët i kërkojnë qeverise, dhënien e statusit të munguar prej 15 vitesh dhe rritje të pensioneve.
“Të gjitha qeveritë na kanë gënjyer për statusin. Jemi në vështirësi ekonomike, pensioni që marrim nuk na del as për ilaçe. Kemi mbi 30 vite punë nën tokë. Qeveria të marrë në konsideratë kërkesat tona”, deklaruan minatorët.