Përsëritja e vettingut të Donika Prelës dhe dështimi i reformës në drejtësi, si “skuadër pushkatimi”

E Enjte, 02 May 2019 17:31

Gjatë  gjithë kësaj periudhe, që nga miratimi me 140 vota i ndryshimeve kushtetuese, që do t’i paraprinin të ashtuquajturës “Reformë në drejtësi”,  dhe implemtimit të saj,  nuk ka ndodhur gjë tjetër veçse një dështim me suksesi kësaj reforme, e cila që në gjenezë u kuptua se çfarë arme do të ishte. Gjithë mediat proqeveritare, pagatorët dhe puthadorët e Ramës dhe të Fondacionit “Soros”, politikanë dhe “filozofë” të “Rilindjes”, dhe disa tipa të tjerë, që janë bërë zëdhënës të reformës, nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë kërcënuar me emrin e saj, nuk është shpjeguar edhe sot e kësaj dite se çfarë është kjo reformë e çfarë do të sjelli, por është punuar mbi gjashtë vjet, thjesht për të linçuar e goditur njerëz.

Që në gjenezë të saj, ajo ka qenë e nisur mbrapsht, me presione ndërkombëtare të pamoralshme të një pseuduambasadoreje, e cila përfundoi vetë e akuzuar në korrupsion dhe që asnjë ditë nuk punoi për reformën dhe përfaqësonte vetëm një segment të shtrembëruar të një politike evropiane të deformuar. Reform nisi, Ne dhe Ata. Ata - amiqtë. Dhe paradoski më i madh ishte se do kryehej nga një dfoncion privat. Tragjikomedia më e madhe ishte që qeveria e zhytur në drogë dhe bashkëpunëtore e provuar me grupet e kokainës, do bënte reformë në drejtësi... U mblodhën fis e farefis, hajdutë me kollare e pa kollare, për të krijuar institucionet dhe reforma u katandis si një kartopecetë restoranti, ku fshinin buzët banditët e Rilindjes dhe ndonjë diplomati qejfli verërash në Tiranë.

Kulmi arriti kur banda e Rilindjes për të mbrojtur veten dhe deviacionet e saj, gjeti vartësen e Ulsi Manjës për kryeprokurore. Akti i turpshëm i zgjedhjes së saj në mënyrë të njëanshme do të pasohej me shoqet e veta, të të njëjtit profil, paramtër profesional dhe mungesë integriteti, sepse në pozicione të tilla, si ajo e krimeve të rënda, nuk mund të vish pas pakteve me bandat e Durrësit dhe më pas vjedhjes spektakolare të postës së prokurorisë.

Dyshja Prela Marku është një “make up” fallco, jo i reformës, por i portretit të gjakosur nga lufta e bandave dhe i pluhurit të kokainës të Rilindjes. Pas dështimit dhe vettingut të parë të saj, ku nuk u arrit të jusifikoheshin pasuritë e pagesat te Tatim Taksat, pas një dridhje zëri të ndonjë përfaqësuesi të huaj, OPMN- i cili më pas e tërhoqi, na u dashka një vetting i dytë i Donika Prelës. Për çfarë?

Edhe sot e kësaj dite shqiptarët nuk e kanë të qartë se çfarë është ky vetting, sepse Rilndja dhe armata e shprishur e teknicienëve të Rilindjes e katandisën në një institut të deklarimit të pasurive.

Në radhë të parë vettingu ka të bëjë me eksperiencën dhe llojet e vendimeve që janë dhënë, me punën që është bërë, qoftë e gjyqtarëve, prokurorëve sepse krimi dhe marrevjshet për të, qëndrojnë tek ato vendime. Asnjë fjalë për këtë gjë dhe historikun e tyre, asnjë fjalë për ekspriencën që më pas të kalohej te justifikimi i pasurive. Prandaj dhe kemi arritur në pikën qesharake dhe tragjike ku KLP-ja e Ibrahimit do zgjedhi SPAK-un e Ramës.

Modifikuar më Premte, 03 May 2019 13:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...