A mbrohet dot prej popullit Edvini me Kodin Penal? Sa i pashpresë!

E Enjte, 02 May 2019 19:27

Nga Ilir Nikolla

Paraliza kombëtare është një himn i ri i urisë për ndryshim. Përrallat se makineria shtetërore është e durueshme, e fortë, shpresëplotë se populli është me të, s’ka më qorr që s’i kupton e s’i ndjen si të tilla, pra si përralla. Fuqia e popullit u rrëfye në rrugë e forca kërkon një ndryshim të status-quo-së.

Përballë kësaj lëvizjeje kombëtare kemi pasur sot një mbledhje aparatçikësh të PS-së, me Edi Ramën e mrrolur, njësoj si diktatorin dikur (Ramizi s’ia mbërriti dot as standardit të mrroljes), i cili shpalli se do të ndryshonte Kodin Penal, në mënyrë që ata që s’e duan regjimin e tij të kalben në burg.

Sa e vjetër, sa e pasuksesshme, sa e pashpresë!

Përballë popullit mendohet se mund të funksionojë Kodi Penal, burgu,policia apo edhe ushtria (ndonjëri mund të jetë frymëzuar nga ushtria e Maduros në Venezuelë). Kur paralizohen të gjitha akset kombëtare, fajin nuk e ka Kodi Penal. Dihet se ligjet janë një shprehje e “common sense”-it të një shoqërie dhe sonte kjo ndjesi kombëtare foli për revoltën, foli për refuzimin e regjimit, foli për urinë për ndryshim.

Zgjidhjet e Edi Ramës ishin sonte mbledhjet e partisë për gajret dhe emulacionin e policive vendore që gjenin rrugë alternative për të devijuar trafikun.

Sa dëshpëruese, sa démodé, sa qesharake!

Nga fronti i kalbëzimit s’mund të vijë asnjë dritë, as mutacion që ka shpresë se mund t’i mbijetojë darës së evolucionit.

Reshtja e regjimit sot ishte një lajm i mirë. Pas tij vjen dorëzimi…dhe s’më plas fort nëse ai vjen me zhurmë apo me shami të bardhë. Bllokimi kombëtar foli se ai do të vijë dhe ndaj dorëzimit s’ka kurrfarë alternative.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...