Thirrja e Bashës: Bojkot ndaj çdo ekrani të paguar me lekët që u vidhen shqiptarëve për t’u bërë vegla të autokratit më të korruptuar të Ballkanit

E Enjte, 02 May 2019 21:18

Shërbëtorucët e ekraneve qeveritare i dalloni fare lehtë. Në ekranet e tyre, të njollosura nga paratë që u grabiten shqiptarëve dhe u jepen pronarëve të këtyre ekraneve, bëhet propagandë nga mëngjesi në darkë kundër bashkimit të shqiptarëve, kundër tiranisë, bëhet propagandë kundër opozitës, shpiken sebepe pse qëndresa jonë po shqetësoka qytetarët dhe qarkullimin e tyre, vetëm për shkakun se pronarët e këtyre televizioneve marrin miliona euro të vjedhura nga xhepat tuaj, drejtpërdejt nga Edi Rama dhe i shërbejnë Edi Ramës, duke u munduar të këndojnë këngën e vjetër të përçarjes. Turp për ta! Dua t’i paralajmëroj sot se, përveç shërbimit që i bëjnë padronit të tyre, njësoj si oligarkëve, njësoj si kriminelëve, shqiptarët nuk do t’ua falin! Mos i mërrni shqiptarët për budallenj! Ekranet tuaja janë të djegura. Bojkoti ndaj jush është përgjigja më të cilën shqiptarët do t’ju kthejnë reston

. Bojkot ndaj çdo ekrani të paguar me lekët që u vidhen shqiptarëve dhe që cilët janë bërë sot veglat e autokratit më të korruptuar e të inkriminuar të Ballkanit, njeriut që ka bllokuar integrimin europian të Shqipërisë dhe që e trajton Elbsanin dhe Shqipërinë si çiflig. Po kështu, përgjegjësi do të mbajnë edhe oligarkët, edhe ata që fusin duart në buxhetin e shtetit, në xhepat e qytetarëve shqiptarë dhe, nga ana tjetër, kthejnë kokën e bëjnë sikur nuk shohin padrejtësitë që bien mbi kurrizin tuaj,

Ta dinë fare mirë se jo vetëm qeveritarët, jo vetëm nëpunësit, por të gjithë aksesorët e Edi Ramës në këtë krim kundër Shqipërisë do të mbajnë përgjegjësi. Dita dhe ora për këtë po afron dhe nuk ka fuqi mbi tokë që ta ndalë.

Modifikuar më E Enjte, 02 May 2019 21:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...