Dita e lirisë së shtypit, Basha: Gazetarët shqiptarë gjithmonë e më të censuruar

Premte, 03 May 2019 17:10

Kryetari i Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha, është shprehur në ditën ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, se gjithmonë e më shumë gazetarët shqipotarë po ndihen të pasigurtë në punën e tyre, më të censuruar, ndërsa shumë prej pronarëve të televizioneve apo portaleve janë pasuruar me tendera.

“Gazetarët pa liri janë si një vend pa zgjedhje të lira.

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, gazetarët shqiptarë janë më pak të lirë, më të pasigurtë, më të censuruar, me fare pak të drejta sociale dhe ekonomike, ndërsa shumë prej pronarëve të televizioneve, gazetave, portaleve janë më të pasur me tendera, licensa dhe favore të tjera qeveritare.

Gjendja e përkeqësuar e medias në Shqipëri u reflektua me rënien me 7 vende në indeksin botëror të Lirisë së Medias, në raportin e së cilës shprehet shqetësimi “për kapjen e mediave dhe përqendrimin e tyre në duart e një grushti biznesmenësh”.

Përdorimi i medias për avancimin e interesave ekonomike dhe jo për interesin publik është problemi kryesor që i ka ulur medias besueshmërinë tek publiku dhe ka bërë që 80% e gazetarëve të shprehen se nuk kanë besim për të ardhmen e tyre profesionale.

Pjesa më e madhe e medias sot në Shqipëri nuk bën më disa nga pyetjet bazë të gazetarisë “PSE”, “SI” “KUSH”. Gjithçka është reduktuar tek “KUR dhe “KU”, sepse pyetjet e tjera çojnë tek pushteti, tek qeveria, tek bashkia, që u japin pronarëve tendera, reklama, leje ndërtimi, licensa e favore të tjera.

Nëse do të pyesnin: PSE nuk hetohet dosja 339 dhe dosja 184, SI u bë tenderi i Unazës së Re, KUSH përfiton nga lejet e ndërtimit për kullat në Tiranë, mediat do të kishin zbuluar se prapa vjedhjes së zgjedhjeve, vjedhjes së taksave, grabitjes së pronës publike, qëndron Edi Rama dhe Erion Veliaj, kampionë të blerjes së medias.

Gjendja e përkeqësuar e lirisë së medias gjatë qeverisjes së Edi Ramës reflekton gjendjen e vërtetë të demokracisë në Shqipëri.

· Zgjedhje të blera

· Drejtësi politike

· Gazetarë të censuruar

Vullneti i qeverisë është vendimtar për të përcaktuar lirinë e gazetarëve, sigurinë e tyre, të drejtat sociale dhe ekonomike.

Personalisht, jam angazhuar që, me marrjen e drejtimit të qeverisjes së vendit, do të bëj gjithçka për të forcuar lirinë e medias si shtyllë kryesore të demokracisë.

Gazetarët meritojnë të jenë pushteti i katërt dhe jo një vegël propagande në duart e kryeministrit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...