Edhe vrasës i Ardit Gjoklajt edhe konkubinë elektronike

Premte, 03 May 2019 18:54

Vrasësi i Ardit Gjoklajt në Bashki është shume i bindur që fiton në zgjedhjet që nuk i dihet se si do shkojnë pasi opozita zyrtare ka djegur mandate. Siguria që i lexohej sot në portretin prej Uriah Hipi, kishte një bazë se vrasësi i Gjoklajt ka disa arsye për tu ndjerë fitues.  

Në radhë të parë, si në rastin e vrasësit të Ardit Gjoklajt, mjeshtri i vjedhjeve me dhe pa kompjuter di shumë mirë që tendera të vegjël dhe të mëdhenj t’i shpërndajë tek ata që janë dhe krah financiar dhe krah i armatosur i tij. Pse ndodhi vdekja e Ardit Gjoklajt?. Sepse kryehajduti i bashkisë tenderin në fjalë ia dha kryetarit të PS së Peqinit i cili nuk kishte asnjë eksperiencë në këtë çështje.
Por kështu ka qenë filozofia e Rilindjes dhe kështu kanë vepruar “filozofët” e Rilindjes.
Është e njëjta skemë si dhe tek Unaza e Re, që kryehajduti i bashkisë e mbrojti me Pathos. Dhe aty kompanitë ngrihen 2-3 ditë para tenderit rregullojnë muhabetet me krim të organizuar, ose të ç’organizuar, me firma fantazëm, mbyllen takimet dhe ofertat më parë dhe ka dhe oferta me zero lekë ndahen lotët sepse po të jetë një hy në tender ndërkombëtarë dhe mbyllet pazari.
Dhe del që kryetari i bashkisë së Tiranës, si titull ky personash, bëhet avokati i një recepsionisti 26-vjeçar nga spitali i Vlorës në një megavjedhje mes dokumenteve të falsifikuara nga SHBA.
Por çfarë ndodh që në ditët e para të kësaj proteste fytyra e vërtet e vrasësit të Ardit Gjoklajt u egërsua dhe filloi sharjet dhe fyerjet ndaj qytetarëve të vet që i paguanin taksat. Tjetër pamje nga konkubina elektronike që jemi mësuar të shohim në çdo ekran, në  çdo portal që kontrollohet nga dyshja e vesit dhe pabesisë Rama-Veliaj. Konkubina elektronike nxihet, nxjerr fjalë shpellari dhe ndërkohë vazhdon i qetë vjedhjet me ca foto të pështira, pemësh dhe lopatash si në kohë aksionesh të Dullës ku të rinjëve të atëhershëm akoma iu rrëqethet mishët.
Konkubina elektronike përdredhjet dhe spërdredhjet në portale dhe televizione i quan si propagandë që funksionon por e ka kuptuar që piruetat e propagandës nuk do të pinin ujë se nuk është në workshop-et  MJAFT, por bazamenti më i fuqishëm ne sigurinë e tij është procesi i pastrimit të parave.
Ja pse sot në deklaratën e  tij konkubina elektronike ishte i bindur sepse sikundër shefi i tij kur ishte kryetar bashkie   edhe ky po ia sheh hajrit bashkëpunimit me krimin e organizuar.

Modifikuar më Saturday, 04 May 2019 10:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...