Bushati tregon se me Ramën tashmë e ndan edhe çështja e Kosovës

Premte, 03 May 2019 20:43

Ndonëse kufijtë tokësorë dhe kufijtë detarë janë të një natyre të ndryshme, mund dhe duhet të bëhet vetëm pasi dy shtetet e njohin njëra-tjetrën. Ky është qëndrimi që ka dhënë ministri Ditmir Bushati, vetëm pak ditë pas përfundimit të samit të Berlinit, ky u kërkua rinisja e dialogut mes të dy shteteve. Në një autidor me studentë, ai ka theksuar se zhvillimi i një vendi nuk mund të bëhet në kurriz të një tjetri.

Ish Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, është rreshtuar sërish kundër qeverisë, duke e ripërsëritur qëndrimin e tij se ndryshimi kufijve Kosovë-Serbi, nuk i shërben zhvillimeve të vendeve e as stabilitetit në rajon. Para një auditori të mbushur me student, ish shefi i diplomacisë shqiptare, tha se ai bën pjesë tek ajo kategori njerëzish që nuk e sheh as zhvillimin e Shqipërisë dhe as zhvillimin e Kosovës dhe as zhvillimin e shqiptarëve në përgjithësi në rajon, në kurriz të një populli apo kombi tjetër

Bushati: Për politikën shqiptarë, pavarësisht kush ka qeverisur ka qenë një konstante, respektimi i integritetit territorial të Maqedonisë së dikurshme apo Maqedonisë së Veriut sot. Kështu që nuk besoj se do ketë politikan në Shqipëri që të mos respektojë integritetin territorial të Kosovës. Nuk mendoj se do ketë njeri kurajën në Shqipëri të aplikojë një standard të ndryshëm nga ai që politika shqiptare ka aplikuar 30 vjet për fqinjin tjetër që është sot Maqedonia e Veriut.

Ditmir Bushati me tej sqaroi diferencën diferencën e proceseve Shqiperi-Greqi dhe Kosove-Serbi.

Bushati: Shqipëria dhe Greqia e njohin njëri-tjetrin, janë të dyja subjekte të së drejtës ndërkombëtare. Shqipëria dhe Greqia kanë një protokoll të Firences që përcakton pikën e nisjes sesi palët mund të bëjnë delimitimin e hapësirës detare. Serbia dhe Kosova nuk e njohin njëri-tjetrën, Kosova nuk është anëtare e OKB, nuk kanë të njëjtën fuqi dhe peshë sa i përket subjektivitetit juridiko ndërkombëtar dhe çdo proces që mund të jetë i natyrshëm sa i përket delimitimit të kufijve ndonëse kufijtë tokësore dhe detarë janë të një natyre të ndryshme. Mund dhe duhet të bëhen vetëm pasi dy shtet e njohin njëra-tjetrën.

Ish-Ministri i Jashtëm Shqiptar, thotë se Ballkani i ka thënë lamtumirë në një mënyrë a në një tjetër konflikteve ndëretnike, por po has në vështirësi përsa i përket shtetndërtimit dhe shtetkonsolidimit demokratik.

Modifikuar më Premte, 03 May 2019 20:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...