Kohë për arrestime politike. Edhe kohë për përplasje me regjimin!

E mërkurë, 08 May 2019 10:29

Klevis Balliu, ish-deputet i PD dhe një nga opozitarët më aktivë në mbrojte të banorëve që po iu shemben banesat në zonën e “Astir” u arrestua dje nga policia, së bashku me disa protestues. Në orën 11:00, banorët e që protestojnë për shtëpitë prej 7 muajsh dhe ish-deputeti Balliu kërkuan të zhvillonin një takim me kryeministrin Edi Rama, i cili ndodhej te Unaza e Re për një takim rutinë qeveritar. Garda nuk lejoi që qytetarët të afroheshin në zonën ku do të zhvillohej takimi. Për pasojë, qytetarët tentuan që të bllokonin rrugën ku do të kalonte eskorta qeveritare. Në këtë moment nisi dhe përplasja, ku dhjetra policë sulmuan jo më shumë se 30 qytetarë që kishin dalë në protestë. Si rrallë herë, në protestë policia ishte e armatosur me automatikë dhe armë të tjera zjarri, gjë që është në kundërshtim të rregullores së Policisë së Shtetit për protestat. Pas tensioneve, policia arrestoi me forcë Klevis Balliun dhe pesë protestues të tjerë. Ndërsa veprimet e policisë u panë si një shoqërim rutinë, në orën 20:00, policia i komunikoi ish-deputetit Balliu “arrestimin në flagrancë”. Ish-deputeti akuzohet për kundërshtim të forcave të rendit dhe bllokim rrugësh. Procedura ligjore që ka ndjekur policia është e paqartë, pasi arrestimi ndaj Balliut është një rast i paprecedentë. Arrestimi në flagrancë kryhet kur kemi të bëjmë me një vepër të rëndë penale që kërcënon sigurinë e qytetarëve të tjerë. Ndërsa i vetmi akt që bëri dje Balliu ishte marrja pjesë në një protestë qytetarët, ku banorët kërkonin takim me Kryeministrin për të mos iu shembur shtëpitë.

Për të justifikuar arrestimin, në orën 20:30, Policia e Shtetit njoftoi se gjatë protestës te “Astir” ishin plagosur 4 punonjës policie. Njoftimi i policisë ngre jo pak pikëpyetje. Së pari, për orën, pasi rezulton se Ministrisë së Brendshme i janë dashur 9 orë që të numëroj “të plagosurit”. Së dyti, është e pashpjegueshme sesi rreth 30 protestues, mes të cilëve gra dhe fëmijë, arritën të “plagosin” dhe bëjnë për spital trupat speciale dhe efektivët e ndërhyrjes së shpejtë. Njoftimi i policisë duket se më shumë lidhet me dosjen që po hartohet nga policia kundër ish-deputetit të arrestuar. Pra, fillimisht arrestohet dhe më pas mblidhen provat dhe ky zhvillim flet jo për një proces normal, por për lëvizje të policisë nën motive të forta politike. Shkeljet ligjore me arrestimin e djeshëm të ish-deputetit kanë vijuar dhe me procedurën e ndjekur nga policia pas burgosjes së tij. Avokati Genc Gjokutaj është ndalur nga forcat e rendit që të takohet me klientin e tij dhe nuk është lejuar të njihet me akuzat zyrtare që Policia e Shtetit do të dorëzojë në gjykatë. Ajo çfarë e bën edhe më flagrante atë që ka ndodhur është se arrestimi i një ish-deputetit lidhet direkt me Kryeministrin Edi Rama. Ndalimi i Balliut u bë se i zuri rrugën Edi Ramës dhe me apo pa urdhër të Edi Ramës, arrestimi i tij ngjan si një hakmarrje politike. Deputetët e PS dhe ministra të kabinetit “Rama”, e cilësuan arrestimin e ish-kolegut të tyre si një procedurë normale. Në fakt, ajo që po ndodh te Unaza e Re dhe në qelitë e komisariateve në Tiranë është shumë larg normalitetit. Dje është kaluar vija ndarëse që gjithmonë ka përcaktuar kufirin se deri ku mund të përdoret policia nga një qeveri. Arrestimet politike janë tjetër gjë nga çfarë kemi parë deri më sot dhe paralajmërojnë se situata po bëhet shpërthyese. Me futjen në qeli të një ish-deputeti, që moralisht për shkak të mënyrës sesi u dogjën mandatet është deputet dhe përfaqësues i qytetarëve, tashmë kufiri që ndante sjelljen normale të policisë nga arrestimet politike, u kalua. Prangat dje ndaj ish-deputetit dhe qytetarëve te Unaza e Re është njëlloj sikur t’i ketë vendosur Edi Rama, sepse askush nga policia nuk do të guxonte të arrestonte një ish-deputet të opozitës thjesht se doli para kryeministrit.

Pas nisjes së arrestimeve politike askush nuk jep garanci se cila është mënyra sesi duhet të reagojë opozita. Edi Rama, hapi dje një precedentë të rrezikshëm duke hedhur me vetëdije një hap drejt destabilitetit të vendit. Ndaj data 11 maj do jetë një ditë e vështirë për pushtetin.

Policia dhunon dhe prangos banorët e “Astirit” vetëm pse i prenë rrugën eskortës së kryeministrit Edi Rama. Tensione dhe protestë në mbrëmje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku qytetarët kërkojnë lirimin e të arrestuarve . E shtuna pritet të jetë një përballje e vështirë e pushtetit me protestuesit që do të vijnë nga katër anët e vendit drejt kryeministrisë. Drejtuesit e opozitës nuk e mbajnë më popullin opozitar brenda “kufijve të normalitetit” të një proteste, ndaj dihet fillimi të shtunën e jo si mbaron përballja me kryeministrin. /Q.Xhani/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...