Gjosha: Opozita kërkon largimin e Kryeministrit, shkaktari kryesor i krizës

E mërkurë, 08 May 2019 12:03

Ish deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha ka folur gjatë një interviste për situatën aktuale ku ndodhet vendi.

'Shqipëria drejt autokracisë, zgjedhjet e lira i vetmi shpëtim për të ardhmen europiane. 

'Imazhi dhe besueshmëria e kryeministrit janë në pikën më të dobët. Samiti i Berlinit e faktoi këtë të vërtetë, si për hedhjen poshtë të idesë së ndryshimit të kufijve, ashtu edhe me kufizimin që iu bë procesit të integrimit europian të Shqipërisë”.

Kështu shprehet gjatë një interviste të posaçme për 'Albanian Free Press', ish-ministrja e Integrimit, KlajdaGjosha. Teksa i referohet më tej edhe vendimit të opozitës për të mos hyrë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Sipas saj, nuk ka pasur asnjë tentativë nga qeveria për të marrë disa masa elementare të funksionimit të zgjedhjeve, siç janë 'regjistrimii zgjedhësve, problemet me skadencën e kartave të identitetit, manipulimi i sistemit TIMS, përdorimi i administratës publike dhe deri te pandëshkueshmëria për blerjen e votës, apopolitikanët e lidhur me krimin'...

Opozita ka shpallur vendimin për t’i bojkotuar zgjedhjet lokale, ndërsa kusht themelor  mbetet largimi i kryeministrit Rama. Ky vendim është përfundimtar për opozitën?

Zgjedhjet lokale nuk mund të organizohen për sa kohë nuk uështë dhënë zgjidhje problematikave të mbartura që nga viti 2017. Edhe pse jemi dy vite më vonë, nuk ka pasur asnjë tentativë nga qeveria për të marrë disa masa elementare të funksionimit të zgjedhjeve, siç është regjistrimi i zgjedhësve, problemet me skandencën e kartave të identitetit, manipulimi i sistemit TIMS, përdorimi i administratës publike dhe deri te pandëshkueshmëria për blerjen e votës, apo politikanët e lidhur me krimin. Kjo është arsyeja pse opozita kërkon largimin e kryeministrit, si shkaktari kryesor i degradimit të klimës e standardeve zgjedhore dhe ne e shohim si të domosdoshme krijimin e një qeverie tranzitore, të ngarkuar me detyra konkrete, që mund të kthejë edhe besimin te qytetarët shqiptarë.

A do ta dëmtojë sipas jush Partinë Demokratike krijimi partisë së re “Bindja Demokratike”? Si  dhe pse doli kjo parti? 

Shumë parti janë krijuar ndër vite dhe gjithëkush është i lirë të bëj zgjedhjen e tij. Çështja është se sa të përfaqësuar ndjehen qytetarët në parti të tilla, aq më tepër në këto momente kur opozita reale ndodhet jashtë parlamentit dhe kërkon një kauzë të madhe të mënyrës sesi qeveriset vendi.

Për përmbushjen e  kauzës, opozita a do t’i vazhdojë protestat  dhe çfarë pritet nga to?

Protestat kanë qenë të vazhdueshme dhe të përshkallëzuaratashmë në të gjitha akset kryesore në vend. Sërish do të kemi një protestë kombëtare në datë 11 Maj, që padyshim do të jetë me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Protestat janë një mjet sensibilizues, por edhe një e drejtë qytetare, që i ka munguar Shqipërisë në vite. Ky mentalitet duhet thyer dhe qeveria duhet të fillojë t’i pranojë protestat e t’i dëgjojëqytetarët!

Konventa e LSI-së, çfarë detyre vendosi primare së fundmi?

Shqipërisë i duhet një ndryshim i mentalitetit, një qasje e re për mënyrën sesi qeveriset vendi dhe t’i jepet fund lidhjeve te politikës shqiptare me krimin e organizuar dhe oligarkët. Një trekëndësh që i ka marrë frymën vendit, duke larguar të rinjtë nga Shqipëria e duke e kthyer në një nga vendet më të plakura që ne kemi qenë një nga vendet ku lulëzonte rinia dhe është për të ardhur keq.

Rezoluta e miratuar nga LSI në Konventë është vetëm  në hapat e para të diskutimit të strukturave, e cila do të vazhdoje të diskutohet më tej. Është hapi i parë për të ndryshuar këtë sistem, i cili është totalisht i kapur. Në bazë të saj është platforma jonë qeverisëse, që në qendër ka shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik, politikat fiskale, bujqësinë, arsimin dhe familjet e reja me fëmijë.

Në çfarë pozitash ndodhet Rama aktualisht dhe a e kasipas jush, mbështetjen e ndërkombëtarëve cilat janë problemet e qeverisë së tij?

Kryeministri ndodhet në momentin e tij më të vështirë, ku imazhi dhe besueshmëria e tij janë në pikën më të dobët. Samiti i Berlinit në fakt e faktoi këtë të vërtetë, si për hedhjen poshtë të idesë së ndryshimit të kufijve, ashtu edhe me kufizimin që iu bë procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Ndërsa problemet e qeverisë së tij nisën me qeverisjen me shumë arrogancë, duke shkrirë një pjesë të madhe të ministreve të mëparshme, përfshirë këtu edhe ministrinë përgjegjëse për procesin e integrimit, siç ishte Ministria e Integrimit Europian. Në atë kohë, ne humbëm shumë kapacitete njerëzore dhe ekspertizë në këtë fushë.

E dyta, procesi filloi të drejtohej në nivel zëvendës-ministri, gjë e cila uli rëndësinë e procesit në vetvete dhe seriozitetin që ne kishim në nivel përfaqësimi.

E treta, vitin që shkoi Këshilli Europian i dha një goditje të rëndë Shqipërisë nëpërmjet konkluzioneve të Qershorit 2018, ku nga 5 kushte, vendit tonë iu paraqitën kushte shtesë që kishin të bënin me zgjedhjet, si dhe çështjen e azilkërkuesve. Qeveria shqiptare, për fat keq, i mashtroi qytetarët duke trumbetuar një fitore imagjinare për çeljen e negociatave. Kjo më pas solli një lënie pas dore të gjithë koordinimit institucional dhe ecurisë së procesit në kuadër të përmbushjes së kushteve.

Sot ne përballemi me rënie të shtetit, kolaps të sistemit të drejtësisë, rënie me 9 vende në raportin e “TransparencyInternational” për korrupsionin, 11 vende më poshtë në raportin e “Reporterë pa Kufij” për mungesën e medias së lirë.Çështja e krimit organizuar është sot më evidente se kurrë, sepse ky fenomen tashmë ka gjetur rrënjët te politika dhe te nivelet e larta qeverisëse.

Fakti që vendi ynë qeveriset nga një parti e vetme, e ka bërë atë të rrëshqasë drejt autokracisë dhe kjo nuk është aspak një qasje që i afrohet vlerave europiane.

Dhe e fundit, por jo për nga rëndësia, në këto vite ne jemi drejtuar nga një qeveri pa asnjë vizion për politikat ekonomike dhe kjo e ka futur vendin në një krizë të thellë financiare, papunësi të lartë dhe mungesë investimesh. Një vend që synon të çelë negociatat, duhet të dijë t’i bëjë ballë konkurrencës së tregut, por edhe përshtatjes së politikave fiskale me ato europiane. Këtu, Shqipëria lë shumë për të dëshiruar.

Mendimi juaj për Luftën Nacional-çlirimtare?

Është lufta e idealeve dhe e dëshirës për liri. Simbolika e kësaj lufte janë ata të rinj dhe të reja, si Qemal Stafa, që dhanë jetën për një Shqipëri ndryshe. Është pikërisht gjaku i tyre që është kthyer në një amanet për të gjithë ne, pavarësisht se politika jonë edhe pas kaq vitesh, e ka të vështirë ta respektojë këtë amanet të përcjellë brez pas brezi kundër hipokrizisë dhe të gjejë forcë për t’u bashkuar për interesat kombëtare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...