Nora Malaj: Shkarkimi i Rektorit, Qeveria po kap universitetin, Ministrja Shahini padituri ndaj Kushtetutës

E mërkurë, 08 May 2019 14:39

Si e lexoni konfliktin mes rektoratit të UT, Ministrisë së Arsimit dhe Rolit të Presidentit të Republikës?
Qartë,  saktë edhe shumë transparentë, që do të thotë se nëse çdo institucion do bëj detyrën e tij nuk ka pse të hyj në asnjë lloj konflikti dhe të mos bëjë histori debatesh publike, ku secili institucion ka atë që quhet ligji dhe ligji është zbatim. Rektorët e Universiteteve janë institucione të zgjedhura me votë. Dhe në bazë të Ligjit të Arsimit të Lartë dhe të Kushtetutës së Shqipërisë përcaktohet qartë dhe saktë kur mund të hiqet një rektor. Dhe për këtë janë katër arsye të forta, duke filluar që nga shkelje të rënda të cilat duhen faktuar dhe duhen çuar në instanca të larta dhe kur provohet fajësi,  bëhet propozimi dhe shkohet në nivelin më të lartë që është shkarkimi, por që akreditohet ose nuk akreditohet, pra vlerësohet që duhet shkarkuar apo jo nëpërmjet institucionit të Presidentit, i cili është institucioni i fundit për të realizuar atë që quhet autonomia e universiteteve, se në të kundërt do kishim kapje të universiteteve. E gjithë historia që ka ndodhur ka një bazë reale, këto të tjerat janë si puna e strucit që fusin kokën të fshehin problemin. Ligji i Arsimit të Lartë, i cili ka prodhuar gjithë këtë problematikë, ligji i arsimit të lartë që nuk është thjesht një thënie që në përgjithësi pjesa pozitare do ta transferojë dhe do ta quajë si problematikë midis individëve, se ligji funksionon. Por ligjin e kemi të pafunksionueshëm dhe mosfunksionimi është parë që në momentin kur e fundit fare ishte revolta studentore, e cila nuk kishte kahe politike, por kishte argument ligjore për ta bërë të zbatueshëm ligjin, që sot me gjithë atë Pseudopaktin, që në fakt në thelbin e saj nuk është ligj, ligji nuk të lejon të bësh pakte. Paktet bëhen kur t’i nuk ke baza ligjore dhe kur ti ke rrjedhje të informacioneve apo ke rrjedhje të pozicioneve dhe mbi këtë bazë ti bën pakte. Ligji është i thjeshtë dhe i saktë. Kur u votua, të zbatohet. Dolën aktet nënligjore me vonesë, u panë gjithë problematikat, atëherë kishte mundësi që të realizohej si institucion, si mekanizëm. Por që të jemi më të sinqertë dhe më transparentë me qytetarët. Që të bësh arsim të mirë duhet të kesh para, në të kundërt nuk bën dot arsim. Kemi 6 vite, edhe kur kemi qenë bashkë edhe tani që është vetëm qeveria Rama 2, u trumbetua me të fortë që do ta çojmë GDP e Arsimit 5%. Është thënë shumë herë dhe duket sikur është një thënie slogan. Në fakt është para e ardhur, e cila do të ndihmonte të gjithë sistemin në funksion të realizimit të sistemit të arsimit parauniversitar dhe në funksion të arsimit universitar. Dhe sistemi i Arsimit Universitar do të zhbllokohej nga të gjitha problematikat e mbartura dhe nga problem, të cilat vinin pastaj dhe si rezultat i mosbërjes së akteve nënligjore dhe i futjes së ligjit pa detyrimin e akteve nënligjore në një kohë shumë të shpejtë. Këto sollën këtë situatë. Nga ana tjetër, kur flasim për një individ që është Rektori i Universitetit, i cili ka përgjegjësi ligjore sepse është person juridik dhe thuhet që ka shkelje, duhet të bëhet transparente shkelja. Nëse ka dy raporte të lexohen raportet dhe Ministrja e Arsimit të mos bëjë rolin e interlokutorit, sikur ka ardhur për të bërë atë rol, por nëse mendon se ky zotëria paska pasur shkelje t’i çonte në Prokurori, të ndiqej procedura dhe në atë moment ku do të dilte i fajshëm  ose i pafajshëm, të vepronte dhe të veprohej precedenti. Kështu që në rastin konkret Presidenca ka zgjedhur institucionin të veprojë duke dhënë një alarm shumë të madh dhe duke kuptuar që nëse do të vazhdojmë me këtë histori atëherë tendenca e politikës për të kapur universitetet është prezente. Është prezente duke u nisur përpara nga bordet që janë ndërtuar. Ende bordet i kemi politike. E dyta nga mënyra e menaxhimit sesi po ofrohet, dhe e treta nga nxitja e problemit. Pra qeveria si Ponc Pilati i lan duart dhe thotë nuk është problemi im, por është problemi i universitetit. Dhe nga ana tjetër vendos institucionet të përballen nga ana tjetër duke kaluar kushtetueshmërinë, ligjin dhe duke marrë përgjegjësi të cilat nuk janë ligjore.
Në rastin konkret i gjithë veprimi i bërë nga Presidenca është shumë korrekt brenda Kushtetutës së Republikës, ligjit dhe detyrimit ligjor që ka. Nëse zonja i fakton rastet mbi bazën e raporteve, ta çojë në Prokurori, të ndiqet veprimtaria ligjore dhe pastaj të vendoset. Nuk mund të atakohen dhe të akuzohen individë. Edhe nëse do të ketë problematika që mendon ajo që lidhen me bazën e problematikave administrative, ta çojë në Gjykatën Administrative, të bëjë veprimet ligjore dhe nëse del i fajshëm atëherë Presidenti reagon. Por nuk mund të reagojë të çosh sa herë të duash ti njerëzit, kjo quhet histori me gjueti shtrigash në interesa meskine apo paaftësira. Dhe nuk është hera e parë që ndodh me këto lloj historish. Aq më tepër në këtë situatë sa herë që duam t’i ikim problemit që kemi jashtëzakonisht shumë të rëndësishëm.
Një tërheqje vëmendjeje në këndvështrimin tuaj?
Sigurisht që po. Një tërheqje vëmendjeje dhe nj çuarje me nerv dhe inat, duke pasur tendencën që ta marrësh pushtetin dhe ta përdorësh në interesin tënd dhe me padije. Ministrja duhet të ketë shumë kujdes në veprimet që bën për arsye se është shumë e re në profesion, është shumë e re në Shqipëri. Nuk e njeh mentalitetin shqiptar. Ka vështirësi edhe në komunikimin e nocioneve në gjuhën shqipe. Ndoshta kur mori pasaportën shqiptare duhej që përpara se të merrte edhe pozicionin e pushtetit të saj si ministre i duhej bërë edhe testi i gjuhës për të parë deri në cilin nivel e njeh gjuhën shqipe, mbi bazën e standardeve ndërkombëtare. Dhe më pas të drejtonte këtë institucion që merret drejtpërdrejtë me edukimin dhe me komunikimin qytetar dhe me problemet shumë të mëdha që lidhen me sistemin universitar, sepse nuk dua të filloj me para universitarin. Sepse lajmet që dëgjuam sot kanë qenë lajme të frikshme me situatat çka po ndodh me shkollat tona dhe momentet kur jo vetëm kemi kërcënime të situatave të tmerrshme, por kemi edhe abuzime të theksuara të cilat sot po shfaqen të frikshme në mjediset para universitare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...