ANALIZA/”Lymi bimbash i Kuvendit e Klevisi që i zu rrugën në burg, faleminderit Edi Rama që na shpëtove vatanë”

E mërkurë, 08 May 2019 17:42

Eh si rrodhen këto punë. Lëre mos e nga. Dita e Arbrit mbërriti. Lymi u bë nënkryetar Parlamenti.

E bëri Edi Rama. Bashkë ishin me Klevisin, një djalë diku 29 vjeç ish-deputet i PD që Rama e futi në burg se i zu rrugën. Në fakt, Kryeministri ynë i dashur që ënda ja ka të hiqet si i lexuar, ndonëse ca tekste i ka lëçitur, po ja aq sa të klasifikohet si i ditur, paçka se ca deklarata, siç thoshte Adili i pocaqisë, me metafora birinxhi po jo aq sa të dallohet si stilist, tek Lymi gjet shëlbimin e vet për Shqipërinë që duam.

Ai Lymin se kish ndër të vetët, paçka se aty Lymi shkëlqen si Ajnashtajni, e bëri nënkryetar Kuvendi. Atë ja bëri peshqesh Shqipërisë, Lul Basha e Sali Berisha. Basha dhe Berisha lanë jashtë Parlamentit Jozefina Topallin e futën Lymin sepse besuan se demokracia pa Lymin nuk bën derman.

Në fakt ata duhet ta përgëzojnë për ymrin që i dha Rama e Ruçi. Na e sollën si vlerë të madhe për mbrothësinë e atmes. Zemra jua do shumë Lymët, Aldot, Tritanët, Ennot, etj., e të tjerë despotë të intelektualizmës neo-shqiptare, se këtu kemi qene tash 30 vjet e kusur. Janë të ëmbël këta dreqër. E lyejnë qerren!

Por ja, në ditë të keqe ta punojnë qindin. Të thonë nuk ju prishim dot qejfin aleatëve. Interesi i atmes na do në tempullin e demokracisë. Nejse iku ajo kohë. Tani shijet e atdheut i namatis Edi Rama.

Ai do Lymin opozitar dhe Lymi i bën opozitë sa ja dredh leqet megjithëse i buzëqesh herë pas here kur ai ja sajdis midenë plot lezet. Klevisin policia e Sandër qerratait e ka gjakosur në furgon po s’ka gjë gjak i ri është ai e shëronet shpejt.

Lymi bëhet bimbash i Kuvendit tanimë rri si Pjetri në krahun e djathte të Krishtit domethënë të Gramozit. Ç te thuash! Ç te rënkosh. Ç’të mendosh. Një mendim ja beh. Ne pedagogët, gazetarët, analistët edhe për ca ditë jemi me fat. Edi Rama është sentimental. Shpesh bie në melankoli të thella.

Ka ditë që na do në burg. Por ka qenë dikur piktor i thjeshtë gati naiv po kaq i ka mjaftuar të autodefinohet artist. Si artist i ndyhet biografia të na burgosë. Vendi s’ka fare gjykata. Mëshira e tij është i vetmi institucion. Ajo shpesh tkurret po nëse na rras në hapsanë i bëhet e murrme biografia. Por nuk mund të vihet bast.

Një ditë nervat do e lëshojnë. Sandri gati është pa mëdyshje. Në të gjithë e meritojmë qelinë. Mëshira do sulmohet nga nervat, por do shkojmë atje në mes të lagështirës pa mëdyshje pa vrasje ndërgjegjeje se Shqipërinë e nxuarr Lymi në Selamat. Për atë mendon Lymi! Ky është parlamentarizmi që duam i Edi Ramës që kemi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...