Basha në Pogradec: Emiljano Shullazi, ministri i vërtetë i Arsimit

E Enjte, 09 May 2019 13:23

Kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon një bashkëbisedim me të rinj dhe studentë të Pogradecit. Lideri i opozitës u ndal gjerësisht te problemet e rënda që sipas tij po kalon sot arsimi në vend. Basha u ndal edhe te sulmet e qeverisë sipas tij, ndaj Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Basha hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit, Besa Shahini, ndërsa deklaroi se ministër i vërtetë i Arsimit, është Emiljano Shullazi.

“Ministri i vërtetë i Arsimit është Emiljano Shullazi. Tentoi ta heqë nga gara Mynyr Konin, nuk ia doli. Dhe tani përdori këtë mashën tjetër. Edi Rama mban pranë vetes të pashkollë, milionerë me katër klasë. Edi Rama ka shkatërruar sistemin arsimor. Edi Rama investon tek injoranca. Shembulli i Edi Ramës për rininë, je trafikant? Bëhesh deputet. Edi Rama është i rrethuar me kriminelë. Dështakët kanë frikë nga suksesi dhe nga të suksesshmit.

Nuk është rastësi që Edi Rama e ka rrethuar veten me kriminelë, me të pashkollë, milionerë me katër klasë. Vetëm në Shqipëri bën vaki. Për një arsye të thjeshtë, sepse ka frikë nga të shkolluarit, ka frikë nga të aftit, ka frikë nga talentet Prandaj ka shkatërruar edhe sistemin arsimor. I shërben injoranca. Një njeriu të paaftë, të dështuar, që 6 vite nuk vendosi një tullë në ekonominë, në demokracinë e në shtetin ligjor shqiptar, por shkatërroi shumë investime 29 vjeçarw, një njeriu të tillë i bëjnë hije të rinjtë e kualifikuar, të rinjtë e arsimuar. Si është më lehtë ta sundosh dhe ta shtypësh një popull, kur është injorant apo kur është i arsimuar? E pra, pyetja është e qartë, edhe përgjigja e Edi Ramës është e qartë. Investon tek injoranca, investon tek injorantët. Do që ta mbajë rininë injorante dhe të paditur. Por nuk ka për t’ia dalë dot”, u shpreh Basha.

Duke folur për protestën e 11 majit, Basha u shpreh: “Kjo kryengritje demokratike ka një qëllim: ta çlirojë Shqipërinë nga qeverisja e lidhur me krimin”. “Ta çlirojë ekonominë nga oligarkët dhe korrupsioni galopant, përmes kthimit të lirisë numër 1, pa të cilën nuk mund të ketë as liri, as mundësi të tjera: Pa lirinë e votës nuk ka asnjë liri tjetër, nuk ka mundësi, nuk ka mirëqenie, nuk ka punësim, nuk ka Europë”, u shpreh Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...