Ish-deputeti i PD, Klevi Balliu, ka dalë para Gjykatës së Tiranës, për t’u njohur me masën e sigurisë. Ai u arrestua dy ditë më parë gjatë protestës së banorëve të “Astirit”, pasi tentuan t’i bllokojnë rrugën kryeministrit Edi Rama. Klevis Balliu gjate seances gjyqesore ka përshdentur me dy gishtsta larte të pranishmit në sallë.
Prokurori Gjergji Tako ka thënë se për Klevis Balliun se është arrestim i paligjshëm, kërkojmë masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Avokati Genc Gjokutaj tha se “Kjo proteste ka qenë spontane, nuk ka qenë e e planifikuar dhe nuk mund të njoftohej. Kur Balliu kur ka mbërritur te Astiri, protesta ka qenë në vijim e sipër. Balliu, prej 6 muajsh, ka qenë në mbështetje solidarizuese për banorët e Unazës. Klevis balliu te materiali i policise është barazuar me banorët, por ai nuk ka interes prone të drejtpërdrejte aty. Ai eshte si përfaqesues i politikës, në mbështetje të një kërkese te ligjshme te banoreve. Prokurori nuk eshte ne gjendje te na shpjegoje shkeljet qe mund te kete bere klienti im. Filmimet nuk flasin per asnje indicje se Klevis Balliu i ka nxjerre shpatullen efektivit te policise. Nuk ekzistojne elementet e asnje veper penale dhe duke qene se nuk ekziston asnje element i tille nuk ekziston edhe kushti baze per te caktuar masen e sigurise ciladoqofte ajo”.
Klevis Balliu u arrestua dy ditë më parë nga policia e Tiranës së bashku me 3 persona të tjerë, pasi ishte në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, të cilët kishin dalë për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama që do të vizitonte një biznes në zone. Ish-deputeti demokrat u përplas gjatë protestës me efektivët blu, kur këta të fundit filluan të shoqëronin banorët që kishin bllokuar rrugën.
Ish-ligjvënësi demokrat ka mohuar akuzat në adresë të tij, ndërsa ka deklaruar se gjyqi ndaj tij është politik dhe i urdhëruar nga Edi Rama. “Kjo është Polici dhe Prokurori si në kohën e Enver Hoxhës. Ky është gjyq politik i Edi Ramës”, tha Balliu nga kafazi i Gjykatës së Tiranës.