Dodik: Thaçi e Rama mund të kërkojnë edhe bashkim me Kaliforninë

E Enjte, 09 May 2019 14:40

Anëtari i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, ka thënë se nuk do t’i komentojë fare deklarimet e Hashim Thaçit e Edi Ramës për heqjen e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe synimet për të bashkuar Luginën e Preshevës me territorin e Kosovës.

Ai thotë se ‘Republika Srspska’ është duke u kujdesur që të mos i hedhë ‘benzinë zjarrit’ në mënyrë që të mos përkeqësojë pozitën e Serbisë.

Dodik ka thënë se për një gjë të tillë duhet të reagojë komuniteti ndërkombëtar.

“Do të kërkoja edhe unë një takim të ngjashëm me Vuçiqin, për të dërguar mesazhe të ngjashme, që janë edhe pritje të njerëzve në Republika Srpskas, por nuk dëshiroj që të ekspozoj Vuçiqin ndaj një ‘zjarri’ të tillë”, ka thënë Dodik, shkruan Gazeta Express.

Në një bisedë më gazetarët, Dodik ka thënë se askush nuk reagon për deklarime te Thaçit e Ramës për hapeje të kufijve dhe unifikim të shqiptarëve.

“ Unë e pashë atë, përveç integrimit të Kosovës dhe Shqipërisë, ata janë duke kërkuar Luginën e Preshevës. Është vetëm edhe një çështje, nëse ata dëshirojnë që edhe Kalifornia t’iu bashkohet”, ka thënë Dodik.

Sipas tij deklarimet e Thaçit dhe Ramës janë të papranueshme dhe se kërcënojnë dialogun e Brukselit në mes Prishtinës dhe Beogardit për arritjen e një marrëveshje finale.

“Deklarime të tilla vënë në pikëpyetje çfarëdo mundësie për të arritur një kompromis”, ka shtuar ai.

Dodik ka treguar se si asnjë nga pjesëmarrësit e Samitit të Brdo-Brijonit, nuk ka reaguar për deklaratat e bëra dje nga Thaçi e Rama.

“Është e qartë, ata reagojnë vetëm për deklaratat tona”, është shprehur ai, duke theksuar edhe një herë që Republika Srpska njeh integritetin territorial të Serbisë dhe nuk njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...