Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka refuzuar në mënyrë të papritur drekën e përbashkët, e cila ishte parashikuar të mbahej me liderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë.
Në këtë takim ishin të pranishëm, kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ai i Bosnjës Dodik si dhe liderë të tjerë, pjesëmarrës në Samitin e Brdo-Brijunit, i organizuar në Tiranë me ftesë të Ilir Metës, raporton RTK.
Po gjatë kësaj të enjte, Thaçi refuzoi t’i shtrijë dorën Dodikut, ndërsa nuk kurseu as kritikat për Ilir Metën duke i kërkuar shpjegime se pse e kishte ftuar këtë të fundit në Tiranë.