Zgjedhjet e Ramës/ 1,4 mln qytetarë me karta identiteti të skaduara

Hënë, 20 May 2019 11:21

Deri në 1,4 milionë shqiptarë do të votojnë me karta identiteti teknikisht të skaduara në zgjedhjet lokale të qershorit.

Ky është numri i kartave elektronike të identitetit të lëshuara më 2009, vitin e parë të futjes së tyre në Shqipëri. Afati 10 vjeçar i tyre ka mbaruar apo do të mbarojë gjatë këtij viti, një pjesë e madhe para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Kjo do të thotë se shumë prej shtetasve ose duhet të përdorin pasaportat ose duhet të nxjerrin karta të reja për të marrë pjesë në zgjedhje.

Por para një muaji, qeveria ka vendosur ta zgjidhë me një ligj këtë problem, duke miratuar një ligj që shtyn deri në fund të vitit 2019 afatit e skadimit të të gjitha kartave të lëshuara nga data 9 shkurt 2009 deri më 31 dhjetor 2009.

Vendim është i debatueshëm pasi data e skandencës së çdo dokumenti është përcaktuar në mënyrë individuale nga prodhuesi për çdo kartë—10 vjet nga data përkatëse e lëshimit—dhe është i shkruar në kartë dhe regjistruar në të dhënat që përmbahen në memorien elektronike të kartës.

Ligji përcakton vetëm se çdo kartë duhet të ketë afat 10 vjeçar, por data përkatëse të skadimit nuk mund të caktohen me ligj.

Në të vërtetë ligji nuk bazohet në asnjë bazë kushtetuese apo ligjore. E vetmja referencë ligjore në hyrje të ligjit janë nenet 78 dhe 83 të Kushtetutës, të cilat përcaktojnë mënyrën si miratohen, në përgjithësi, ligjet në Kuvend por nuk kanë asnjë lidhje me të drejtën e qeverisë për t’u marrë me çështjen e letërnjoftimit të qytetarëve.

Qeveria e ka justifikuar ligjin me nevojën për të mos iu mohuar qytetarëve të drejtën e votimit, duke pohuar se ka ngarkesë të madhe në kërkesat për rinovim që do të thotë se shume nuk do arrijnë të prodhohen dot në kohë për zgjedhje.

Shtetasit mund të votojnë edhe me pasaporta, por qeveria shprehet se për shumë persona edhe pasaporta edhe karta e identitetit skadojnë në të njëjtën kohë. Sa është numri i këtyre shtetasve që ju mbarojnë afatet e të dy dokumentave që lejohen për identifikimin e zgjedhjeve nuk është bërë e ditur.

Nuk duket se ky numër është i madh—Exit.al pyeti 100 persona të rastësishëm gjatë javës së kaluar dhe vetëm 11 prej tyre pohuan se edhe karta e idenditetit edhe pasaportat u skadojnë gjatë periudhës nga tani deri më 30 qershor.

Pavarësisht pretendimit të qeverisë për mospërballimin e volumit për pajisjen në kohë të shkurtër të qindra mijëra qytetarëve është problem i njohur dhe i përballuar më parë.

Në fakt pikërisht 10 vjet më parë, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, qeveria Berisha pajisi brenda 6 muajve, nga 12 janar deri më 18 qershor 2009, më shumë se 1 milionë e 300 mijë banorë me karta të reja elektronike — kjo është arsyeja pse ato skadojnë në të njejtën kohë.

Në atë kohë, zyrat e gjendjeve civile pavarësisht teknologjisë së re, mungesës së përvojës, mungesës së infastrukturës arritën të pajisnin me kartë identiteti 1,321,376 shtetas, nga 1,402,361 aplikues. Ditën e zgjedhjeve, nuk ishin përpunuar vetëm 3,321 aplikime nga 1,402,361 të dorëzuara. OSBE/ODIHR e vlerësoi procesin si arritje të qeverisë në sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ky proces ishte i jashtëzakonshëm edhe për një fakt: problemi u ndesh pa u parashikuar dhe planifikuar më parë.

10 vjet më pas, edhe pse infrastruktura është përmirësuar ndjeshëm, edhe pse përvoja në lëshimin e kartave është e madhe, edhe pse edhe qytetarët janë më të informuar, qeveria Rama është dorëzuar. Ajo në fakt ka patur kohë të planifikojë. Gjithashtu, qeveria ka patur kohë t’u bëj thirrje qytetarëve që më parë që të aplikojnë para kohe për rinovim, por nuk e ka bërë. Ka gjetur një rrugë të shkurtër dhe me gjasa të paligjshme për ta zgjidhur këtë problem.

Mbetet për të parë se cilat do të jenë pasojat e këtij veprimi në zgjedhje.

/Marrë nga Exit.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...