Ashtu siç deklaronte përpara vendimit të opozitës së bashkuar për të braktisur parlamentin, se nuk e kanë seriozisht, edhe për çështjen e bojkotit të zgjedhjeve të 30 qershorit, Rama po përpiqet ti mbush mendjen vetes dhe të tijve, se çdo gjë do të shkojë normal. Duke qenë i ndërgjegjshëm se zgjedhjet lokale edhe nëse zhvillohen, do të jenë me një pjesëmarrje minimale dhe krejtësisht monoiste, ai ka nisur një fushatë që ti mbushë mendjen shqiptarëve, se procesi do të zhvillohet sikur nuk ka ndodhur asnjë gjë.
Kjo ka qenë edhe tematika e mbledhjes, që ka zhvilluar Edi Rama paraditen e sotme me deputetët e tij. Mësohet se ai ka kërkuar angazhim maksimal nga deputetët për të krijuar perceptimin e normalitetit mes zgjedhësve, me rastin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
“Detyra e çdo deputeti është të përçojë mesazhin se zgjedhjet do të bëhen. Duhet të ketë sa më shumë pjesëmarrës në zgjedhje. Shkoni në bazë dhe punoni me njerëzit”, ka urdhëruar Rama deputetët e tij.