Lubonja: Edi Rama, gjuhë presioni për të eliminuar opozitën

Hënë, 20 May 2019 18:03

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se Edi Rama me deklaratat e fundit që bën, presionon opozitën e vendit duke pasur me vete fuqinë e ndërkombëtarëve.

“Rama thotë se i përfaqësoj unë edhe shumicën, edhe opozitën. Mirëpo, kjo maxhorancë nuk përfaqëson dot popullin. Kjo nuk është demokraci, kjo është një kthim pas i medaljes në regjimin e monoklaturës. Në thelb kjo është situata, tani kemi sistemin e monoklaturës të oligarkëve.  Për të zgjidhur krizën, se di, por në horizont nuk duket gjë.

Rama e vazhdon linjën e tij. Vazhdon që të godasë opozitën, duke thënë se shtie me shishe benzine, një gjuhë tepër e ashpër. Me këtë gjuhë ndaj elementëve opozitarë, Rama do ta eliminojë opozitën. Me këtë gjuhë flet. Tani ka me vete edhe ndërkombëtarët dhe do eliminimin e opozitës. Me gjuhën e Ramës s’mund të ketë dialog. Duket qartë se Rama e presionon opozitën për ta eliminuar dhe këtë e bën me ndihmën e ndërkombëtarëve”, tha Lubonja.

Fatos Lubonja dha një mendim edhe për deklaratat e kryeministrit grek, Aleksis Tsipras, i cili deklaroi se Greqia mbështet Shqipërinë nëse plotëson disa kushte, ku ndër të tjera fliste sërish për plotësim të të drejtave të minoritarëve.

“Tsipras e di dobësinë e shtetit shqiptar. Duke ditur dobësitë e Shqipërisë, e godet aty për të fituar të drejtat e minoritarëve”, tha Lubonja.

Më tej, Lubonja, duke folur për protestën e së shtunës, deklaroi:

“Protestat janë të domosdoshme, ama jo për të ardhur në pushtet dhe për të bërë njësoj si këta që janë sot në karrige. Opozita përdor logjikën që të vij në pushtet unë dhe të marr ca poste policie, të marr disa institucione. Nëse ka këtë synim, pra pushtetin dhe jo vullnetin për më mirë, atëherë të dyja palët janë e keqja e medaljeve të ndryshme.

Sa i përket tezës se protestat dëmtojnë turizmin, nuk e besoj. Nuk besoj se turizmi është sektori kryesor i fitimit këtu, por kemi ekonominë kriminale të pastrimit të parave. Të tjerat janë propagandë. Diçka edhe ndikon sigurisht, por nuk besoj aq”, tha ai.

Fatos Lubonja tha se ekonomia shqiptare në tërësinë e vet mbahet nga emigrantët, disa ekonomik, e disa që merren me drogë, prostituta, pra ekonomia kriminale. Ai tha se ky sistem ekonomik kriminal duhet të ndryshojë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...