Partia e re Bindja Demokratike, e drejtuar nga Astrit Patozi, po përballet me probleme serioze për gjetjen e kandidatëve për bashkitë dhe këshillat bashkiak. Salvador Kaçaj, i cili u shpall si kandidat i Bindjes për Lezhën dhe dorëheqjen pak orë pas vendimit të KQZ. Në një sqarim për opinioni, Kaçaj deklaronte se nuk pranonte të bëhej pjesë e një farëse elektorale që legjitimon pushtetin e Edi Ramës dhe vjedhjen e zgjedhjeve.
Po sot, në Këshillin Bashkiak të Fierit 21 kandidatë të Bindjes deklaruan se nuk marrin pjesë në zgjedhje. Ashtu si Kaçaj edhe këshilltarët e Fierit argumentojnë se nuk mund të hyjnë në një proces që vetëm zgjedhjeve normale nuk u ngjan. Një proces që më shumë se Bindjes i shërben Edi Ramës për të legjitimuar marrjen e 61 bashkive në gjithë vendin.
I vetmi që e mbështeti Bindjen është deputeti i Durrësit, Lefter Koka, i cili dha dhe firmën për t’a regjistruar këtë parti në gjykatë. Patozi dhe të tjerë që po investohen për të zhvilluar zgjedhje pa opozitën reale kanë arritur të bindin Kokën e Durrësit për të hyrë në zgjedhje, por nuk po arrijnë të bindin 21 koka të tjerë në Fier dhe gjithë vendin për t’u bërë pjesë e procesit.