Gurakuqi: PS-ja operon me metoda tipike fashiste

Tuesday, 21 May 2019 10:31

Ish-deputeti i PD-së, Romeo Gurakuqi, i ftuar në emisionin “Dita Jonë” shpjegoi se vendimi i djegies së mandateve nga opozita “u mor në kushtet e një regjimi autoritar”. “Shqipëria është ballafaquar me një model antikushtetues, ku kryeministri i ka kapur të gjitha pushtetet. Unë i kam bërë thirrje prokurorisë ta hetojë, por nuk e ka bërë një gjë të tillë”, deklaroi Gurakuqi.

“Në selitë zonale të PS-së në Tiranë operohet me metoda tipike të fashizmit. Nën etiketën e socialistëve, gangsterët e futur brenda partive nuk ia ndryshojnë thelbin këtyre individëve. PS-ja është e mbushur me njerëz të tillë”, shtoi ish-deputeti.

Gurakuqi theksoi se duhet një qeveri e mandatuar për 9 muaj që të realizohen reformat: “Është momenti për të krijuar një qeveri të tranzicionit të elitës intelektuale me një këshill kushtetues që të jetë në gjendje ta këshillojë qeverinë”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...