Lajm  i tmerrshëm për Shqipërinë/ Kërkohet hapja e negociatave me Maqedoninë, asnjë fjalë për ne

Tuesday, 21 May 2019 12:38

Komisioneri i Zgjerimit të BE-së Johanes Hahn ka disa ditë që po zhvillon një fushatë intensive me qëllim që Bashkimi Europian të vendosë për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, Shkupi duhet të shpërblehet për marrëveshjen historike të Prespës dhe përpjekjen e madhe për reforma.

 ‘Ne duhet të përmbushim angazhimet tona, ashtu siç po i përmbush Maqedonia e Veriut për reformat që kemi kërkuar. Është në interesin tonë të përbashkët’, -është shprehur Hahn gjatë konferencës ekonomike në Vjenë.

Komisioneri i zgjerimit tha se qeveria dhe opozita e Maqedonisë së Veriut njësoj sillen në një mënyrë shumë të përgjegjshme dhe ata kishin arritur të zgjidhnin marrëdhëniet dypalëshe me Bullgarinë dhe me Greqinë.

‘Qeveria ka ndërmarrë hapa të mëdhenj për të përparuar në rrugën e saj euroatlantike. Greqia ishte vendi i parë që nënshkroi protokollin e pranimit në NATO, gjë që çoi në hyrjen në fuqi të marrëveshjes së Prespës. Procesi i anëtarësimit në NATO është në vazhdim dhe e ankoron vendin si një partner i besueshëm në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit dhe më gjerë’, -theksoi Hahn.

Gjatë kësaj konference, Komisioneri i Zgjerimit të BE-së Johanes Hahn nuk tha asnjë fjalë për Shqipërinë edhe pse deri para pak kohësh ai ka lobuar fort për qeverinë e Edi Ramës.

Por duket se dështimet e njëpasnjëshme të qeverisë dhe kundërshtimi i fuqishëm që po vjen nga disa vende të BE-së ndaj Shqipërisë, kanë bërë që edhe Hahn të tërhiqet nga lobingu i tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...